LAJMI I FUNDIT:

Eric Abidal nuk e mbanë më gojën mbyllur – tregon gjithçka çfarë ka ndodhur te Barcelona

Eric Abidal nuk e mbanë më gojën mbyllur – tregon gjithçka çfarë ka ndodhur te Barcelona

Ish-sekretari teknik i Barcelonës, Eric Abidal ka bërë të ditur se klubi do të rikthente Neymarin përsëri në klub në qoftë se ata nuk e kishin transferuar Antoine Griezmannin në verën e vitit 2019.

Francezi, i cili fitoi dy Ligat e Kampionëve me Barcelonën si lojtar, dha një pasqyrë të tij kur po udhëtonte për në Francë për të bindur Neymarin që të rikthehej nga Paris Saint-Germain.

“Dhjetë ditë para përfundimit të afatit kalimtar, unë shkova në Paris për të biseduar me Leonardon [drejtorin sportiv të PSG] dhe isha me drejtorin gjeneral [ Oscar Grau ], dhe ne po flisnim për Neymar”, ka thënë Abidal për The Telegraph në atë që ishte intervista e tij e parë që nga largimi nga Barcelona verën e kaluar.


“Unë mendoj se nëse drejtori gjeneral shkon në Paris Saint-Germain, kjo është për shkak se ne mund ta nënshkruajmë atë. Nëse nuk kishim transferuar Griezmannin më parë, unë mendoj se 100 për qind mund të kishim ri-transferuar Neymarin, sepse ajo që na duhej ishte një sulmues i krahut dhe kur Neymar ishte në Barcelonë ai ishte i mahnitshëm”.

“Kjo nuk ka të bëjë me atë se cili lojtar është më i mirë, ishte ajo që mendova se ishte pozicioni që na duhej në atë kohë. Ekipi kishte nevojë për një sulmues të vërtetë. Presidenti [ Josep Maria Bartomeu] vendosi të nënshkruante me Griezmannin.

“Një nga argumentet kundër Neymar ishte se ai kishte një çështje gjyqësore kundër klubit, kështu që nuk është e lehtë. Ata thanë se ai do të duhej të ndalonte procesin gjyqësor nëse dëshironte të kthehej. Ky nuk ishte problemi im sepse nuk isha në klub kur ndodhi ajo mosmarrëveshje. Sipas mendimit tim, unë mund të nënshkruaja me lojtarin, por nuk ndodhi”.

Një vendim i madh që Abidal dëshironte të merrte ishte të shkarkohej Ernesto Valverden, dhjetë muaj pas eliminimit të Barcelonës nga Roma në Ligën e Kampionëve në vitin 2018. Por, ai nuk u dëgjua në atë kohë.

“Në dhjetor të vitit 2018, pas një analize të plotë të trajnerit, stafit të tij dhe ekipit, unë rekomandova që ne duhet të largonim Ernesto Valverden”, shtoi Abidal.

“Unë i thashë presidentit: ‘Unë mendoj se ky është vendimi që duhet të marrësh tani’. Dhe ai më tha jo, nuk është e lehtë”.

“Në vend të kësaj, ai mori vendimin për të rinovuar kontratën e trajnerit dy muaj më vonë – e kundërta e asaj që unë kisha sugjeruar. Sigurisht, unë e pranova vendimin dhe vazhdoja t’i jepja trajnerit mbështetjen time të plotë, por ishte paksa e çuditshme për mua pasi i thashë presidentit se ishte më mirë ta shkarkonim”.

Pra, kur klubi përfundimisht u nda nga Valverde , kë dëshironte që francezi të sillte?

“Në listën time ishte Mauricio Pochettino, Quique Setien, Max Allegri dhe Xavi Hernandez”, deklaroi Abidal .

“Quique u emërua, por opsioni im i parë ishte Pochettino “.

Megjithatë, përkundër historisë së qartë të Pochettinos me Espanyolin, Abidal nuk mendoi se do të ishte një problem.

“Unë i thashë bordit: ‘Ne duhet të sjellim trajnerin më të mirë që mundemi. Unë nuk jam këtu për politikë sepse ai ishte më parë në Espanyol’. Për mua, nuk është politikë”, shpjegoi ish-sekretari teknik i Barcelonës.

“Unë doja më të mirën dhe Pochettino është një nga më të mirët në lojën tonë. Ai arriti në finalen e Ligës së Kampionëve me Tottenham, ju duhet ta respektoni këtë, ai ka një filozofi të mirë të lojës, një filozofi të mirë të trajnimit, lojtarët e duan atë dhe unë mendoj se ai do të ishte një trajner më i mirë tani për këtë situatë, por me një projekt të vërtetë”.

Një muaj pas shkarkimit të Valverdes dhe emërimit të Setien, Abidal u kritikua publikisht nga Lionel Messi pasi deklaroi se skuadra e Barcelonës duhej të punonte më shumë.

“Unë mendoj se isha korrekt”, ka thënë Abidal kur u pyet në lidhje me ato komente.

“Ata kishin nevojë të stërviteshin më shumë për mendimin tim. Në kohën time me [Pep] Guardiola, ishte ‘ju doni më të mirën? Mirë, duhet të stërvitesh si më i miri. Ju do të fitoni gjithçka, vetëm nëse bëni punën gjatë javës’. Kjo është ajo që thashë. Unë kurrë nuk kam thënë që lojtarët dëshironin të heqin qafe trajnerin”.

“Messi foli me mua personalisht gjithashtu. Ne patëm një bisedë të fortë, por unë mund ta pranoj atë. Nuk ka problem sepse duhet të jesh transparent. Unë isha shumë komod sepse ai ishte i vetmi lojtar që foli me mua kështu, i vetmi që e respektoj”.

“Unë gjithashtu e kuptoj që Messi është kapiten dhe ai donte të mbronte skuadrën, por unë kurrë nuk thashë që Messi më tha ta largoj trajnerin. Asnjëherë”.

“Nuk kam nevojë të rregulloj asgjë me Messin; marrëdhënia jonë nuk ka ndryshuar nga këndvështrimi im. Nga këndvështrimi i tij, nuk e di, por për mua, situata ka mbaruar. Ne kemi shkëmbyer shumë mesazhe dhe ai e di se çfarë mendoj unë”.

“Nuk doja ta shndërroja një situatë të vogël në një situatë globale dhe ta vija të gjithë klubin në telashe”.

Messi ka vetëm disa muaj për tëvazhduar kontratën e tij me Barcelonën dhe është e paqartë nëse ai do të qëndrojë në klub apo jo, por Abidal nuk ka dyshim për vendin e tij në futbollin botëror.

“Unë mendoj se, nëse duam të flasim për performancën, ai është lojtari më i mirë ndonjëherë dhe ai luajti gjatë gjithë karrierës së tij te Barcelona, ​​kështu që për këtë është e rëndësishme të qëndrosh sepse ai është lojtari kryesor”, vuri në dukje ai.

“Por, gjithashtu, ideja e tij [rreth asaj për të qëndruar apo jo] do të varet nga pjesa tjetër e skuadrës, projekti i ri, idetë e reja të bordit të ri dhe idetë e tyre për trajnerin, për shembull. Dhe nëse, në fund, ai mund të ndihet rehat në këtë”.

“Nga pikëpamja e marketingut gjithashtu, Messi ju jep kaq shumë, kështu që ai është një aset i pabesueshëm. Por, do të jetë vendimi i tij dhe nuk është e lehtë kur kaloni shumë, shumë vite në të njëjtin klub, ndonjëherë dëshironi të shihni diçka tjetër. Por, a do të ketë diçka më të mirë se Barcelona për të? Unë nuk e di”, ka përfunduar Abidal.

Ish-sekretari teknik u largua nga Barcelona duke bërë disa transferime të mëdha së bashku me Josep Bartoemun, mirëpo të cilat nuk dolën të ishin të qëlluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori