LAJMI I FUNDIT:

Formohet Komisioni për verifikim të deputetëve – Kuvendi shkon në pauzë 20 minuta

Formohet Komisioni për verifikim të deputetëve – Kuvendi shkon në pauzë 20 minuta

Është bërë emërimi i anëtarëve të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

Kryesues i këtij komisioni do të jetë anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, transmeton Telegrafi.


Nga Partia Demokratike e Kosovës do të jetë Ganimete Musliu.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Pas emërimit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ftoi anëtarët për një mbledhje ku do të paraqesin raportin e deputetëve, ndërsa gjatë kësaj kohe ai tha se Kuvendi duhet të shkojë në një pauzë prej 20 minutash. /Telegrafi/