LAJMI I FUNDIT:

Bllokime rrugësh e aksidente pas reshjeve të borës – apelohet për kujdes

Bllokime rrugësh e aksidente pas reshjeve të borës – apelohet për kujdes

Pas reshjeve të shumta të borës, rrugët e Kosovës janë pothuajse të bllokuara.

Edhe pse Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme, po del të jetë e kundërta në terren – për shkak të mospastrimit kanë ndodhur bllokime e aksidente komunikacioni.


Saktësisht në Slivovë, tri vetura janë përplasur mes vete, duke shkaktuar edhe kolona të gjata automjetesh.

Gjendje jo e mirë e rrugës po paraqitet edhe në magjistralen Prishtinë-Pejë. Në një fotografi dërguar në redaksi shihen qytetarët që janë dalë nga veturat e tyre, dhe i shtyjnë ato me duar që të mos aksidentohen.

Po ashtu edhe në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka pasur pengesa gjatë lëvizjes. Në rrjete sociale janë publikuar foto ku shihen vetura të rrokullisura në këtë pjesë.

Ndërsa gjendja e rrugës Prizren – Gjakovë, është plotesisht e pakalueshme. Siç shihet në një video, dhjetra automjete janë bllokuar dhe po ashtu policia ka arritur në vendngjarje.

Autostrada Prizren-Prishtinë e pa pastruar - bora krijon probleme edhe në rrugë tjera
Lexo po ashtu Autostrada Prizren-Prishtinë e pa pastruar - bora krijon probleme edhe në rrugë tjera

Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori