LAJMI I FUNDIT:

Edhe Tafaj largohet nga Drenica, pas barazimit me Dritën

Edhe Tafaj largohet nga Drenica, pas barazimit me Dritën

Drenica arriti që të merrte një pikë të madhe në udhëtim te Drita në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Skenderaj mbylli takimin me rezultat 1-1, por pika për ta ishte tejet e vlefshme.

Johanes Hans Tafaj, që udhëhoqi Drenicën në këtë ndeshje, bëri të ditur se ishte i lumtur me këtë pikë të fituar, mirëpo po largohet nga skuadra.


“Besoj se kjo ishte pika e kthesës për Drenicën. Të punosh te Drenica është nder dhe kënaqësi”.

“Patjetër që kam njohur njerëz të mirë, ambienti është i mrekullueshëm. Vazhdoj të jem pjesë e stafit të Devollit, ndërsa kjo ishte ndeshja ime e fundit te Drenica”, ka thënë Tafaj pas takimit me Dritën.

Drenica është në vendin e parafundit në tabelë me 27 pikë. Por me pikën e fituar është barazuar me Arbërinë që zë vendin e tetë, që dërgon skuadrat në barazh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Ndërkombëtare
Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
“Plotësisht e pakuptueshme”, drejtori i Bayernit kritikon Topin e Artë pasi mungon ylli gjerman

“Plotësisht e pakuptueshme”, drejtori i Bayernit kritikon Topin e Artë pasi mungon ylli gjerman

Ndërkombëtare
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
Kalo në kategori