LAJMI I FUNDIT:

Franca dhe Polonia rivendosin bllokime të pjesshme për shkak të COVID-19

Franca dhe Polonia rivendosin bllokime të pjesshme për shkak të COVID-19

Franca dhe Polonia kanë rivendosur bllokime të pjesshme derisa të dyja vendet luftojnë me një rritje të mprehtë të infeksioneve me COVID-19 në javët e fundit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rreth 21 milionë njerëz në 16 zona të Francës, përfshirë kryeqytetin Paris, janë prekur si rrjedhojë e masave, derisa vendi ka frikë nga një valë e tretë e coronavirusit.


Në Poloni janë mbyllur për tre javë dyqanet jo-thelbësore, hotelet, objektet kulturore si dhe sportive.

Vendi ka normat më të larta ditore të rasteve që nga muaji nëntor.

Përveç në Francë dhe Poloni, rastet me COVID-19 po rriten në mënyrë eksponenciale edhe në Gjermani, derisa kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëron se ka gjasa që vendi do të duhet të zbatojë “një frenim emergjence”, dhe të vendosë përsëri masa bllokimi.

Shpërndarja e vaksinave përreth Bashkimit Evropian është vështirësuar nga dërgesat e vonuara, si dhe pezullimi në disa vende i përdorimit të vaksinës Oksford-AstraZeneca, për shkak të frikës nga efektet anësore të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori