LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i Hotit pasi Vuçiq publikoi hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb

Vjen reagimi i Hotit pasi Vuçiq publikoi hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq publikoi një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb..

Hoti thotë se deklarata e presidentit serb tregon qasjen destruktive që ka pasur ai në vazhdimësi në raport me Kosovën, përkundër zotimeve për paqe dhe stabilitet, transmeton Telegrafi.

“Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregon qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi fqinji ynë verior në raport me Republikën e Kosovës, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabiliteti dhe prosperitetin e rajonit”, ka thënë Hoti.


Vuçiq publikon foto me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb, nis fushata për ta fshirë në Instagram
Lexo po ashtu Vuçiq publikon foto me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb, nis fushata për ta fshirë në Instagram

Hoti në reagimin e bërë në Facebook, ka shkruar se përkundër provokimeve nga Serbia, Kosova vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO.

“Me gjithë provokimet që vijnë nga fqinji ynë verior, Republika e Kosovës, përmes angazhimit dhe vendosmërisë, sigurt po vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare”, thotë mes tjerash ai.

Ndryshe, Vuçiq fotografinë e publikuar në llogarinë personale e ka shoqëruar me mesazhin “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori