Rastet e fundit të ushtrimit të dhunës fizike dhe psikike ndaj qytetarëve të vendit që janë kryer nga disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës (PK), raste këto të raportuara kohëve të fundit edhe nga qytetarët si dhe përmes video-incizimeve nga mediat në vend, janë duke u hetuar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK).
Për rastin i cili ka ndodhur javën e kaluar në rrugën B në Prishtinë, ku pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë përdorur ndaj një qytetareje sprej lotsjellës pasi kishte nxjerrë në shëtitje qenin e saj pa maskë sigurie dhe kishte pyetur Policinë se në cilin ligj bazohet dënimi ndaj saj, IPK-ja ka filluar grumbullimin e informacioneve.
Grumbullimin e informacioneve rreth këtij rasti e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka.
Sipas tij, veprimet tjera priten të ndërmerren në përputhje me misionin ligjor të IPK-së.
“Lidhur me incidentin që është raportuar në media e që ka ndodhur në rrugën B në Prishtinë, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj sipas detyrës zyrtare kanë filluar grumbullimin e informacioneve lidhur me këtë rast. Veprimet tjera priten të ndërmerren në përputhje me misionin ligjor të IPK-së”, ka thënë ai.
Ndërsa, për rastin tjetër i cili ka ndodhur më datë 08 mars të këtij viti, ku pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në një restorant në Prishtinë duke përdorur sprej lotsjellës si dhe dhunë fizike ndaj disa personave të cilët gjendeshin brenda në restorant pasi kishte ende njerëz të cilët punonin edhe pas orarit të lejuar për shkak të masave të ndërmarra anti COVID nga Qeveria e Kosovës, Beka ka thënë për Telegrafin se hetuesit kanë ndërmarr veprime hetimore në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Siç tha ai lidhur me këtë rast IPK-ja ka ngritur kallëzim penal ndaj një zyrtari policor lidhur me dyshimet për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
“Lidhur me incidentin që është raportuar në media e që ka ndodhur në lagjen Pejton në Prishtinë (08.03.2021), Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj kanë ndërmarrë veprime hetimore në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Lidhur me këtë rast IPK-ja ka ngritur kallëzim penal ndaj një zyrtari policor lidhur me dyshimet për veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, tha ndër të tjera zëdhënësi, Arbër Beka.
Ndryshe, Telegrafi një ditë më parë ka raportuar për disa raste të cilat kanë ndodhur kohë më parë nga disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës për dhunë fizike dhe psikike të panevojshme dhe në mënyrë jo proporcionale.
Më poshtë mund t’i lexoni katër rastet e fundit të raportuar për dhunë fizike dhe psikike nga disa pjesëtarë të Policisë:
Dy raste të përdorimit të sprejit lotsjellës dhe dhunës fizike në Prishtinë
Një rast ka ndodhur javën e kaluar në rrugën B në Prishtinë, ku pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë përdorur ndaj një qytetareje sprej lotsjellës pasi kishte nxjerrë në shëtitje qenin e saj pa maskë sigurie dhe kishte pyetur Policinë se në cilin ligj bazohet dënimi ndaj saj.
Më datë 08 mars të këtij viti, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në një restorant në Prishtinë duke përdorur sprej lotsjellës si dhe dhunë fizike ndaj disa personave të cilët gjendeshin brenda në restorant pasi kishte ende njerëz të cilët punonin edhe pas orarit të lejuar nga masat e ndërmarra anti COVID nga Qeveria e Kosovës.
Rasti i dhunës fizike ndaj 18 vjeçarit në vitin 2008 në stacionin policor “Qendra”, në Prishtinë
Rasti ka të bëjë me një pjesëtar të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, Haris Kelmendi, i cili është arrestuar të kohë më parë për herë të dytë, nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, pasi përmes video incizimit shihet keqtrajtimi i një 18 vjeçari nga ky polic, e cila ngjarje ka ndodhur në vitin 2018.
Në muajin shkurt të pandehurit Haris Kelmendit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, mirëpo ky afat tashmë ka kaluar. Telegrafi ka dërguar pyetje përmes postës elektronike në Gjykatën Themelore në Prishtinë, se çfarë mase tjetër ka ndërmarr kjo gjykatë ndaj Kelmendit, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërsa, në një video e publikuar në Telegrafi.com shiheshin dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar përmes një video incizimi janë parë në afërsi të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ku një police shihet duke e goditur një vajzë, e cila sipas pamjes në video duket të jetë e mitur.
Në lidhje me këto raste, Shpat Balaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) një ditë më parë për Telegrafin kishte thënë se dhuna e panevojshme e zyrtarëve policor përveç që dëmton dukshëm imazhin dhe kredibilitetin e PK-së, ngjall pasiguri te qytetarët dhe ndikon në distancimin e tyre me këtë institucion.
Balaj tha se rastet e tilla jo vetëm që tregojnë për jo-kompetencë të disa zyrtarëve policor dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, por tregojnë edhe për shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.
“Dhuna e panevojshme e zyrtarëve policor përveç që dëmton dukshëm imazhin dhe kredibilitetin e PK-së, ngjall pasiguri te qytetarët dhe ndikon në distancimin e tyre me këtë institucion. Edhe pse PK vazhdimisht ka tentuar ta zhvilloj dhe aplikoj policimin në komunitet/bashkësi, ngjarjet e fundit të dhunës nga ana e zyrtarëve policore e komplikojnë edhe më shumë zhvillimin e këtij parimi – e kjo bëhet aq më keq kur po kalojmë në një periudhë që afërsia e institucioneve me qytetarët është edhe më shumë e nevojshme për të mbrojt shëndetin publik dhe sigurinë e qytetarëve. Fatkeqësisht, disa prej rasteve që kohët e fundit kanë dal në publik jo vetëm që tregojnë për jo-kompetencë të disa zyrtarëve policor dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, por tregojnë edhe për shkelje flagrante të të drejtave të njeriut”, ka thënë Balaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë, BDI: Pengesë artificiale për të frenuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror ndërmjet shqiptarëve
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite