LAJMI I FUNDIT:

‘Çmenduria’ e radhës nga Paul Gascoigne, u hodh nga helikopteri në det në hapjen e një programi italian

‘Çmenduria’ e radhës nga Paul Gascoigne, u hodh nga helikopteri në det në hapjen e një programi italian
(Foto: Frezza La Fata/IPA/SplashNews)

Legjenda angleze e futbollit, Paul Gascoigne, ka nisur shfaqjen e tij në një spektakël real televiziv italian, duke u hedhur në det nga helikopteri, për sfidën e tij të parë ‘të mbijetesës’.

Ish-futbollisti i Anglisë dhe i skuadrës së Tottenham Hotspur nisi furishëm pjesëmarrjen e tij në programin “Isola de Famosi” që po zhvillohet ishujt Cayo Cochinos, pranë brigjeve të Honduras, teksa kreu sfidën e tij të hedhjes nga helikopteri dhe notimit deri në bregun e ishullit të pabanuar.

53-vjeçari bisedonte me prezantuesit e programit disa momente para se të kryente hedhjen e guximshme. Me pas ai arriti të dilte në breg dhe u bashkua me kolegët konkurrentë, në rërën e pastër të ishullit.


(Foto: Screenshot/Twitter)

Heroi anglez që njihet dhe si problematik, do të duhet të kalojnë disa javë pa cigare dhe alkool për sfidën në ‘Ishullin e të Famshmëve’, teksa programi do të vazhdojë deri në maj, dhe personazhet e njohur pjesëmarrës duhet të luftojnë për të mbijetuar.

Rrëfimi shokues i Gascoigne: E godita me kokë dhe grushte babanë pasi vdiq, si hakmarrje për të kaluarën
Lexo po ashtu Rrëfimi shokues i Gascoigne: E godita me kokë dhe grushte babanë pasi vdiq, si hakmarrje për të kaluarën

Por, fituesi i programit do të marrë shumën e majme prej 100.000 eurosh, të cilën ish-futbollisti ka premtuar se nëse fiton, do ta dhurojë për bamirësi.

Gascoigne tha se paratë do të shkojnë për grupin e bamirësisë në kujtim të nipit të tij, që vdiq në moshën 22 vjeçare nga shqetësime të rënda mendore.