LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj për pozitën e presidentit: PDK nuk është departament i resurseve njerëzore, as organ i avancimit në karrierë

Hoxhaj për pozitën e presidentit: PDK nuk është departament i resurseve njerëzore, as organ i avancimit në karrierë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se PDK nuk është departament i resurseve njerëzore, e as organ i avancimit të njerëzve në karrierë.

Hoxhaj këto komente i bëri pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, duke u përgjigjur në pyetjen nëse PDK do të qëndrojë në Kuvend kur zgjidhet presidenti.

“Është kërkuar pjesëmarrja jonë në seancë për kur zgjidhet kryetari i Kuvendit, qeveria, edhe presidenti. Ne nuk jemi parti politike që pjesëmarrjen e ka profesion, ne jemi opozitë, do ta diskutojmë në organe dhe marrim pastaj vendim…. Debati ka qenë përmbajtjesor, por qëndrimet tona janë të qarta… Ne jemi opozitë, nuk jemi departament i resurseve njerëzore që ndihmon të zgjidhet ky apo ai president i vendit, as nuk jemi organ i avancimit të njerëzve në karrierë… Takimi është ndërtuar në parime të tilla dhe këtë qartësi që kam para jush e kam pasur edhe në takim”, tha Hoxhaj, raporton Telegrafi.


Ai ka folur edhe për atë që Kosova ende është pa liberalizim të vizave, duke thënë se kjo edhe për shkak të qëndrimeve të një kohe të Kurtit dhe Osmanit.

Hoxhaj po ashtu përmendi se Kurti ka qenë kundër Pakos së Ahtisaarit, që është karakteri i shtetit të Kosovës.

Duke folur rreth takimit, ai tha se për disa çështje kanë marrë përgjigje, ndërsa për disa nikoqirët e takimit ishin të paqartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori