LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Cagliarit: Ronaldo meritoi karton të kuq

Presidenti i Cagliarit: Ronaldo meritoi karton të kuq
(Foto: Screenshot/Twitter/Everything Cristiano)

`Presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini, ka thënë se Cristiano Ronaldo është dashur të përjashtohej me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj portierit Alessio Cragno.

Superylli i Juventusit realizoi het-trik në takimin, në të cilin e kishte goditur me këmbë në mjekër gardianin e skuadrës kundërshtare.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes vendosi ta ndëshkonte portugezin vetëm me karton të verdhë në takimin në Sardegna Arena, ku Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 3-1.


“Jam i zhgënjyer për mënyrën si iu qasën lojtarët e mi takimit, por mbi të gjitha jami hidhëruar që Ronaldo nuk u përjashtua nga loja, sepse ai incident do ta kishte ndryshuar lojën”.

Nën regjinë e Ronaldos - Juventusi merr fitore të rëndësishme ndaj Cagliarit
Lexo po ashtu Nën regjinë e Ronaldos - Juventusi merr fitore të rëndësishme ndaj Cagliarit

“Ishte lojë e rrezikshme, e vuri në rrezik sigurinë e portierit tonë dhe për këtë arsye duhej ndëshkuar me karton të kuq. Kështu e thonë librat e rregullave”, ka deklaruar Giulini për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=esFXZH6UCXw