Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega në Vushtrri kanë reaguar për emërimet e reja të cilat kanë ndodhur në Komunën e Vushtrrisë, pas prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).
Sipas një njoftimi për media, në reagim thuhet se Xhafer Tahiri nuk e ka respektuar marrëveshjen e arritur në Kryesinë e LDK-së, në Vushtrri.
“Këtë zotim Tahiri nuk e ka respektuar me faktin se pjesë e qeverisjes lokale apo kabinetit të tij janë emëruar edhe drejtorë të partive tjera si PDK,AAK, etj. Siç është rasti eklatant i emërimit të drejtoreshës së DKR-së e cila së fundmi ka qenë edhe përkrahëse publike e PDK-së, konkretisht e kanditatit nga PDK për Kryetar Komune, njëkohësisht kundër kandidatit i Tahirit për Kryetar Komune”, thuhet në reagim.
Lexoni më poshtë komunikatën e plotë të Kryesisë së LDK-së, dega në Vushtrri:
Të nderuar qytetarë, simpatizant, aktivistë, veprimtarë e anëtarë më besnik të LDK-së në Vushtrri.
Shumica e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së Dega në Vushtrri, nuk pajtohet me emërimet më të reja në qeverisjen lokale, për këto arsye:
- Në radhë të parë z.Tahiri nuk ka respektuar marrëveshjen e arriture në Kryesinë e LDK-së në Vushtrri kur është prishur koalicioni me LVV-në, pjesë të së cilës marrëveshje ztr.Tahiri i ka bërë publike në konferencën për media ku deklarohet se pjesën e mbetur deri në fund të mandatit të qeverisjes lokale do ta udhëheqë e vetme LDK.
- Këtë zotim ztr.Tahiri nuk e ka respektuar me faktin se pjesë e qeverisjes lokale apo kabinetit të tij janë emëruar edhe drejtorë të partive tjera si PDK,AAK, etj. Siç është rasti eklatant i emërimit të drejtoreshës së DKR-së e cila së fundmi ka qenë edhe përkrahëse publike e PDK-së, konkretisht e kanditatit nga PDK për Kryetar Komune, njëkohësisht kundër kandidatit i ztr.Tahirit për Kryetar Komune,
- Përkrahja publike për kandidatin e PDK-së, e ka bërë drejtoresha në fjalë si asambleiste në seancën e fundit të Asamblesë Komunale datë 27.09.2017, ku për përkrahjen publike të saj në Asamblenë Komunale, si keqpërdorim të foltores së kuvendit kishte reaguar ish Kryetari i LDK-së Dega në Vushtrri njëherit edhe asambleistë i kuvendit komunal.Si dëshmi po prezantojm pjesë nga fjalimi i saj në përkrahje të kandidatit të PDK-së dhe reagiminin e Hysni Gërgurit:
- Emërimi i kësaj drejtoreshe në këtë dikaster ne si shumicë e kryesisë së LDK-së, e konsiderojmë edhe si konflikt interesi për arsye se e emëruara për sa ishte pjesë e shoqërisë civile apo pjesë e Organizatës Fodem ka qenë edhe përfituese e granteve dhe subvencioneve nga kjo qeveri komunale,
- Për faktin se u shkel vullneti i shumicës së elektoratit dhe anëtarësisë së LDK-së, i cili vullnet përfaqësohet me legjitimitet politik në shumicën e Kryesinë e LDK-së Dega në Vushtrri,
- E ajo e cila më së shumti e intrigon këtë shumicë të kryesisisë së LDK-së Dega në Vushtrri është pjesa pse ztr.Tahiri emëron drejtor të PDK-së në emër të LDK-së, e nga këto veprime të ztr.Tahirit lind dyshimi se ztr.Tahiri ose ka marrëveshje me PDK-në ose është i shantazhuar nga PDK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker