LAJMI I FUNDIT:

Sassuolo zbulon çmimin e mesfushorit Locatelli

Sassuolo zbulon çmimin e mesfushorit Locatelli

Klubi italian, Sassuolo është gati të nxjerr në shitje mesfushorin e shumëkërkuar italian, Manuel Locatelli.

Mesfushori i Italisë po shkëlqen me fanellën e klubit italian dhe tashmë ka fituar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.


Gjigantët anglez të Manchester Cityt dhe ata italian të Juventusit janë dy nga klubet më të interesuara për lojtarin.

Man City rivalizon Juventusin, bën ofertë për Locatellin
Lexo po ashtu Man City rivalizon Juventusin, bën ofertë për Locatellin

Sipas mediumit Corriere dello Sport, bordi i Sassuolos ka pranuar se është koha për të fituar para nga shitja e Locatellit.

Klubi Neroverde do të kërkojë të ndezë një ankand për lojtarin me një çmim fillestar prej 40 milionë eurosh.

Së bashku me Locatellin, Sassuolo do të jetë gjithashtu i gatshëm të dëgjojë ofertat për sulmuesin anësor, Jeremie Boga. /Telegrafi/