LAJMI I FUNDIT:

Edhe në LDK pretendojnë për manipulim votash dhe kërkojnë rinumërim

Edhe në LDK pretendojnë për manipulim votash dhe kërkojnë rinumërim

Tre kandidatë për deputetë nga Lidhja Demokratike të Kosovës kanë kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të marrë vendim për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ky reagim i kandidatëve Faton Bislimi, Lirije Kajtazi dhe Hykmete Bajrami, vjen pas publikimit në media të një audio dhe video incizimi ku flitet për ndryshim votash të kandidatëve për deputetët, transmeton Telegrafi.

Bisilimi ka thënë se votat me kusht dhe ato të diasporës duhet të gjitha të rinumërohen.


“Me 4 mars, unë kam folë për inxhinjering elektoral, dhe kjo u faktua dje me skandalin e blerjes së votave në QNR për kandidaten e AAK-së. Ky skandal komprimiton skajshmërisht procesin zgjedhor. Ky model i vjedhjes së vullnetit të sovranit ka prekë edhe shumë kandidatë tjerë. Të paktën që do duhej të bënte PZAP sot është të dërgonte në rinumërim komplet votat me kusht dhe ato të diasporës (të cilat ekskluzivisht janë numëruar në QNR) dhe secilën kuti tjetër ku ka një fije dyshimi për manipulim”, ka shkruar ai në Facebook.

Bashkëshorti i Meliza Haradinajt mohon blerjen e votave, thotë se gjithçka është inskenuar
Lexo po ashtu Bashkëshorti i Meliza Haradinajt mohon blerjen e votave, thotë se gjithçka është inskenuar

Sipas Bislimit, në qoftë se nuk ndodhë rinumërimi, demokracia po fundoset.

“Përndryshe, demokracia jonë fragjile po fundoset. Burgu është pak në krahasim me fundosjen e demokracisë”, thotë ai.

Kurse, Lirije Kajtazi kandidate për deputete po nga LDK, thotë se në QNR janë bërë manipulime me vota.

“Me këtë model u përmbys edhe rezultati im në minutat e fundit në Qendrën për fabrikimin e rezultateve (QNR) Të nderuar qytetarë, unë po vazhdoj betejën time, jo për një mandat në Kuvend, por angazhimin tim të përjetshëm në luftën për DREJTËSI dhe DEMOKRACI”, thotë Kajtazi në reagimin e bërë në Facebook.

Po ashtu, kandidatja e LDK-së për deputete, Hykmete Bajrami ka thënë se KQZ duhet të marrë vendim për rinumërimin e secilës vendvotim.

“KQZ-ja të marrë vendim për rinumërim të secilës kuti nën vëzhgim të kamerave, në transmetim live në televizionet nacionale.
Nëse nuk bëhet për kandidatët, duhet të bëhet për qytetarët”, ka thënë ajo.

Ndryshe, të shtunën në media është publikuar një audio video-incizim, përmes të cilit pretendohet se Dardan Stublla – bashkëshorti i kryediplomates kosovare dhe kandidates së AAK-së për deputete, Meliza Haradinaj-Stublla, ka blerë me para votat për gruan e tij. Por, një gjë të tillë e ka mohuar ai, duke thënë se e gjitha është një inskenim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe

Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë

“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë

Drejtësi
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit

Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit

Lajme
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet

Lajme
Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori