“Madje, duke kënduar do të lash pjatat”, po i thoshte në ëndërr presidenti serb Vuçiq, kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, në një debat të ëndërruar prej tij, për së zgjuari. Ky nuk ia kthen, as me po, as me jo. Madje, nuk e mohon as të kënduarit. E pse të mos këndoj? Apo të këndojë, kjo është çështja! E di edhe ai se dialogu është detyrim. Nuk është çështja e të kënduarit, por enët e kujt do të lante Kurti?
Por, si u tha në fillim, ishte veç ëndërr dhe dialogu ende nuk ka (ri)filluar, por pritet të (ri)fillojë në një të ardhme të afërt. Nëse duam të ndajmë qimen në disa pjesë, këtu mund të kërkohej prej autorit të definohet koncepti i të ardhmes së afërt. Apo ndoshta jo krejt të afërt. Pra, po dialog, po negociata, por sipas prioriteteve të qeverisë së re.
Duket sikur u lëshua pe ashtu që nga prioriteti i gjashtë apo shtatë, dialogu, doli në vendin e katërt. Gjithsesi pas korrupsionit dhe reformave në drejtësi. Por, jo dialog për territoret, as për Kushtetutën, u tha nga presidentja në detyrë, e cila, si udhëheqëse e politikës së jashtme të vendit i tregoi mysafirit edhe vijat e kuqe, në konferencën e përbashkët për media, pas takimit.
Tash, si mbet puna? Ka marrë apo nuk ka marrë premtim emisari evropian? Në të njëjtën kohë u lajmërua përmes rrjetit edhe ish-emisari amerikan Richard Grenell, sa për të vërtetuar se krejt kjo që po ndodhë në Kosovë, nuk është ëndërr. Ai e akuzoi, sërish, kandidatin për kryeministër si anti-amerikan. Sipas tij, Kurti ishte kundër disa presidentëve amerikanë dhe jo vetëm kundër atij të fundit, i cili iku duke e tronditur vet themelet e shtetit amerikan.
Në ëndërr dhe në politikë mund të thuash gjithçka e të ndodhë gjithçka, por konjuktura në botën reale ka ndërruar. Edhe Miroslav Lajcák, i cili po startonte sikur pengesë e dialogut të ishte Serbia, mbeti i dyshuar se bëri një gjest simbolik me hartën ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë. Duket se ai priste që me këtë gjest të fitonte simpati në Beograd. Por, ra harta dhe kjo ishte arsyeja që ai me “fishkëllimat” e opinionit kosovar u kthye dorëthatë nga udhëtimi i koduar “Sjellja e Albinit në tavolinë”.
Ashtu si ishte nisur me vrull, përfaqësuesi pretendonte që menjëherë ta sillte në tavolinë – ashtu si në ëndrrën të cilën e përfolëm në fillim, pra për të larë pjatat dhe duke kënduar me qejf. “Do të vijmë, por nuk e kemi prioritet”, duket se mori përgjigjen diplomati i cili vjen nga një vend i cili ende nuk e ka njohur Kosovën. Ai mori, me vete një qëndrim pozitiv për dialogun dhe i kënaqur iku në Beograd ku media e përgëzoi për “hartën” dhe qëndrimin e tij jo të anshëm.
A mori diçka me vete, vërtetë? U kthye duarthatë apo ka marrë diçka me vete diplomati evropian, është vështirë të vërtetohet?!
Në Prishtinë ka marrë premtimin për dialog sipas prioriteteve të qeverisë së re, e cila pritet të formohet në një kohë optimale dhe, siç është thënë, duke përjashtuar çdo mundësi që në bisedime të flitet për këmbim territoresh apo për zgjidhje jokushtetuese për komunitetet. Duke qenë se, përpos Serbisë, armiku më i madh i deklaruar i të gjitha qeverive Kosovare të pasluftës ishte korrupsioni, është vështirë të thuhet se kur do të fillojë dialogu me Serbinë. Korrupsioni, për dallim prej Serbisë, në Kosovë është më vital dhe më i përparuar se kurrë dhe përkundër besimit se kjo qeveri do ta luftoj përnjëmend korrupsionin, nuk shpresohet se do të jetë një luftë dhe një fitore e shpejtë.
Pastaj vjen kaosi në drejtësi! Pastaj, dialogu? Jo, qenka edhe prioriteti i tretë, pastaj…! A do të funksionojë? Prioritetet vendore dhe ato të fuqive shpesh janë “përleshur” në dëm të atyre vendore. Pak a shumë, sikur lufta mes prodhimeve vendore dhe atyre nga importi. Është e qartë se kryeministri i ri, me prioritetet e tij synon të ndërrojë lojën. Ose së paku rregullat e saj. Duket se nuk do të merret me pjatat e palara të negociatorëve të mëparshëm. Po rinegocionon rregullat e lojës. Nga parimi i forcës, tek forca e parimeve. A ka fuqi të bëjë këtë kryeministri me karakter të fortë, i një vendi të vogël? Librat thonë se një udhëheqës e bënë karakteri i fortë, jo vetëm dija. Derisa Qeveria “Kurti 1” u thye nën trysninë e drejtpërdrejtë të emisarit Grenell dhe presidentit të atëhershëm amerikan, sot i njëjti paralajmëron Evropën që të ruajë lojën e vjetër dhe trysninë mbi kryeministrin e ri.
A do të laj pjatat e të tjerëve Albini? A do të këndojë? Apo mund të vazhdojë të jetë Albin dhe të ndërrojë rregullat e lojës sikurse bëri edhe në politikën kosovare?
Dikur, pat deklaruar se “dialogu me kushtet e armikut është dorëzim”. Historia krijohet duke ndërruar lojën, ose përsëritet! Cila është fuqia reale politike e liderit të ri, kosovar?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit