LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja filipinase me muaj të tërë kishte rrahur pastruesen e shtëpisë, shkarkohet pas publikimit të pamjeve nga rezidenca në Brazil

Ambasadorja filipinase me muaj të tërë kishte rrahur pastruesen e shtëpisë, shkarkohet pas publikimit të pamjeve nga rezidenca në Brazil

Ambasadorja e Filipineve në Brazil, është shkarkuar kur u zbulua se me muaj të tërë kisha rrahur një nga ndihmëset e saj në rezidencën zyrtare në  Brazil, e sulmet e saj janë filmuar nga kamerat e sigurisë dhe janë publikuar nëpër media.

Ambasadorja Marichu Mauro është ftuar që të kthehet në Manila gjatë fundit të vitit të kaluar, pasi në televizionin GloboNews ishin publikuar pamjet e kamerave të sigurisë gjatë periudhës tetë muajshe, që shfaqin ambasadoren duke rrahur ndihmësen që gjithashtu është shtetase e Filipineve, transmeton Telegrafi.


Ambasadorja është shkarkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Filipine, ka bërë të ditur presidenti i këtij vendi Rodrigo Duterte.

“Ekzistojnë rregulla që duhen respektuar. Nëse nuk i respektoni, bartni pasojat dhe rreziqet. Nëse gjërat shkojnë keq, unë nuk do t’iu shpëtojë”, ka thënë i pari i shtetit.

Mauro do të humb të drejtën e pensionit dhe më nuk do të punojë si shërbyese civile. E pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar nga marsi deri në tetor të vitit të kaluar, dhe janë përdorur për të ngritur padi kundër qeverisë dhe diplomates së saj që ishte emëruar ambasadore në Brazil në vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori