LAJMI I FUNDIT:

Wilshere flet për ndeshjen e jetës: Isha në tunel pranë Messit – Arsenali nuk e preku topin për 20 minuta, por një moment i imi ndryshoi gjithçka

Wilshere flet për ndeshjen e jetës: Isha në tunel pranë Messit – Arsenali nuk e preku topin për 20 minuta, por një moment i imi ndryshoi gjithçka

Jack Wilshere mbahet mend për paraqitjen e tij në mesfushë te Arsenali në ndeshjen e vitit 2011, kur luanin kundër një ekipi si Barcelona që kishte në fushë yje si Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Lionel Messi.

Sidoqoftë, 29-vjeçari, i cili tani luan te Bournemouth në Championship, kishte lëndime të shumta që e penguan përparimin e tij në “Emirates Stadium”.


Sidoqoftë, ai nuk e sheh atë periudhë si më të mirë e tij.

“Në aspektin kur nuk kam pasur asnjë problem me lëndime, ajo ishte periudha më e mirë”.

“Por unë kisha disa sezone të mira edhe pas atij viti, ku u ndjeva mirë”, nënvizoi ai.

Wilshare ndalet dhe flet për ndeshjen me Barcelonën dhe momentet e tij në atë takim.

“Të gjithë e mbajnë mend që Barcelona fitonte sepse kishte mesfushën më të mirë të 20 viteve të fundit”.

“Je në tunel duke qëndruar pranë Lionel Messit. Unë nuk mendoj se e prekëm topin për 20 minuta! Po mendoja: “Kjo do të zgjas natën””.

“Pastaj bëra një rikuperim të madh dhe fitova topin para se të kaloja Iniestan. Ajo i ngriti të gjithë. Edhe tani, mendoj për momente të tilla”.

“Më kujtohet se isha ulur pranë Samir Nasri në pushim dhe ai më tha: “Ju e keni çuar tani lojën tuaj në një nivel tjetër. Ti duhet të qëndrosh në këtë nivel””.

“Ajo ishte një natë e shkëlqyeshme. [Por] Nuk jam i sigurt të them se ishte kulmi im”, ka deklaruar Wilshare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori