LAJMI I FUNDIT:

Refuzonte ta hidhte në tokë revolen, burri që ishte futur i armatosur në shtëpinë e një gruaje në Phoenix qëllohet për vdekje nga policia

Refuzonte ta hidhte në tokë revolen, burri që ishte futur i armatosur në shtëpinë e një gruaje në Phoenix qëllohet për vdekje nga policia

Një zyrtar policor në Phoenix të SHBA-ve, ka qëlluar për vdekje një burrë që ishte futur brenda një shtëpie – duke injoruar thirrjet që ta hedhë në tokë revolen – madje nxiste policët që ta qëllojnë.

Policët i ishin përgjigjur telefonatës së në shtëpinë e një gruaje ishte futur një burrë i armatosur – që më vonë u identifikua si 29-vjeçari Anthony Greco, ka njoftuar policia në Phoenix, transmeton Telegrafi.

“Gruaja që asokohe ishte vetëm në shtëpi, vetëm sa kishte dalë nga dushi kur e vërejti”, tha rreshteri Ann Justus.


“Dil nga shtëpia ime. Është në shtëpinë time, ejani shpejt ju lutem. Oh zot, ju lutem të nguteni”, kishte thënë në telefon gruaja e shqetësuar.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia e kishte urdhëruar ta hedhë në tokë revolen – por ai kishte refuzuar, madje u kishte bërë thirrje që ta qëllojnë.

Duke parë se nuk i bindej urdhrave, njëri prej policëve e shkrep një plumb që e qëllon të dyshuarin i cili ishte shpallur i vdekur disa sekonda më vonë.

E ekipet e hetuesve që dolën disa minuta më vonë në vendin e ngjarjes, kishin gjetur revolen e të dyshuarit që refuzonte ta hidhte në tokë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori