Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), dje ka bërë të ditur se ka udhëzuar menaxhemntin e AKP-së, që të mos vazhdojë me valët e shitjes deri në krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e datës 14 shkurt 2021.
AKP njoftoi se Bordi i kësaj ndërmarrje në takimin e mbajtur më 19 shkurt 2021 kishte kërkuar nga menaxhmenti i AKP-së që të mos vazhdojë me valët e shitjes.
Ky njoftim erdhi, pasi pak orë më herë kryetari i LVV-së, dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti kërkoj nga Bordin i AKP-së që të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi.
“E shoh shumë të rëndësishme që publikisht t’i drejtohem bordit të AKP-së me kërkesë që të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi”, shkroi Kurti.
Por para kësaj, Bordi i AKP-së më datë 15 shkurt 2021 në një letër të cilën e ka siguruar Telegrafi, i ishte drejtuar kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti dhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani për t’i njoftuar lidhur me fillimin e publikimit të valëve të reja të shitjes.
“Më lejoni të theksoj se Agjencia duke pasur në konsideratë vendimet e Qeverisë dhe duke respektuar partneritetin ndërinstitucional, ka marrë pjesë dhe ka dhënë ndihmë maksimale në draftimin e Strategjisë e cila është aprovuar nga grupi punues në afat rekord dhe është dërguar për aprovim të Qeverisë gjatë muajit nëntor të vitit 2020. Agjencia deri më tani ka pritur një kohë të arsyeshme që Strategjia në fjalë të aprovohet nga Qeveria. Duke pasur parasysh faktin që pothuajse është bërë një vit nga ndalimi i privatizimit, duke pasur parasysh mandatin e Agjencisë që është shitja dhe likuidimi i pronave shoqërore, Bordi në mbledhjen e datës 29.01.2021 ka marrë qëndrim që të vazhdojë me dy valët e para të privatizimit që kanë qenë të aprovuara para vendimit të Qeverisë të datës 23.03.2020”, thuhet në shkresën e Bordit të AKP-së, të nënshkruar nga Bajram Zejnullahu, kryesues i këtij bordi.
Më tej thuhet se “çfarëdo vonese në shitjet e aseteve përmes shpalljes publike ndikon direkt në inkasimin e ulët të të hyrave nga privatizimi, i cili pamundëson edhe transferimin e fondeve tepricë në Buxhetin e Kosovës me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve”.
Menjëherë pas dërgimit të kësaj shkrese nga Bordi i AKP-së, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas disa ditëve i kishte kthyer përgjigje.
Në përgjigjen e Osmanit përmes një letre të cilën e posedon Telegrafi, ajo kishte kërkuar nga Bordi i AKP-së që të mos hapë valët e reja të privatizimit deri në konstituimin e institucioneve të reja.
“Nëpërmjet kësaj shkrese, ju njoftoj se kam pranuar një kopje të njoftimit tuaj drejtuar Qeverisë në detyrë, lidhur me njoftimin për fillimin e publikimit të valëve të shitjes në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP). Në këtë njoftim, me të drejtë konstatoni se AKP i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës. Andaj, ju shkruaj në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, për të kërkuar që deri në konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit, si autoritet mbikëqyrës ndaj AKP-së, të mos veproni në asnjë drejtim, e veçanërisht me veprime që do të shkaktonin dëme për arsyet e mëposhtme, nëse prapakthehen pas konstitutimit të institucioneve të reja”, thuhet në shkresën e Osmanit drejtuar Bordit nga AKP.
Më tej Osmani thekson se nxitimi i organeve të AKP-së në këtë moment të vakumit institucional, nuk duket të jetë kujdes për detyrat fiduciare.
“Ndaj AKP-ja, e veçanërisht Bordi i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duhet të ndalë veprimtaritë të cilat rrezikojnë të kontestohen në thelb pasi të jetë konstituuar Kuvendi dhe zgjedhur Qeveria, siç janë shitja e aseteve dhe qiradhënia e shpallur në janar 2021”.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës më 23 mars 2020 kishte marrë vendim për pezullimin pa afat të të gjitha veprimeve në lidhje me pronat e paluajtshme që ka nën administrim Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Ndërkaq më 1 korrik 2020, Qeveria kishte anuluar vendimin paraprak, ndërsa kishte kërkuar që të mos shpallen valë të reja të privatizimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë