LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve, Lazio 1-4 Bayern Munich: Lewa më i miri

Notat e lojtarëve, Lazio 1-4 Bayern Munich: Lewa më i miri

Bayern Munich e ka marr një fitore të madhe ndaj Lazios në kuadër të ndeshjes së parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve me rezultat 4-1.

Kampionët e Evropës shiheshin favorit në këtë ndeshje, por rezultati i arritur është më shumë se sa që është pritur.


Robert Lewandowski, Jamal Musiala, Leroy Sane dhe një autogol i Francesco Acerbi ishin ata që shënuan për bavarezët. Golin e vetëm për Lazion e shënoi Joaqin Correa.

Lewandowski mori vlerësimin më të lartë, duke u notuar me 7.8.

Dobët te Lazio ishin Pepe Reina (5.9), Patric dhe Musachio (5.7)

Me këtë fitore Bayern Munich ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Notat e lojtarëve të Lazio dhe Bayern Munich

/Telegrafi/