LAJMI I FUNDIT:

Bllokimi i ligjit për Qendrën Klinike, Filipçe: Qytetarët kanë nevojë për Klinikë të re

Bllokimi i ligjit për Qendrën Klinike, Filipçe: Qytetarët kanë nevojë për Klinikë të re

Propozim-ligji për ndërtimin e Qendrës së re klinike është bllokuar me 2,000 amendamente të paraqitura nga OBRM-PDUKM-ja. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, u bëri thirrje publike deputetëve të opozitës që t’i tërheqin amendamentet të cilat, sipas tij, nuk janë konstruktive. Reaguan edhe nga LSDM-ja. Nga kjo parti thonë se OBRM-PDUKM-ja është i vetmi subjekt që i bllokon të gjitha çështjet e rëndësishme që janë në interes të qytetarëve.

“OBRM-PDUKM mund të jetë partia e vetme në botë që kundërvihet që shteti dhe qytetarët të kenë një qendër të re klinike, e para në 80 vjet. Pengesat e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së përsëri do të mposhten. Shteti, qytetarët, punonjësit shëndetësor do të kenë qendër të re klinike bashkëkohore dhe funksionale – tha Darko Kaevski, deputet i LSDM-së.

Por, nga VMRO nuk heqin dorë dhe thonë se nuk do ta mbështesin propozim- ligjin për arsye të ndryshme. Sipas tyre, ndërtimi i qendrës së re klinike është bazë për korrupsionin dhe blerjen e qytetarëve para zgjedhjeve.


“Së pari, duhet të jetë e qartë se për një vlerë prej 500-700 milionë euro, sot ne do të debatonim për nevojën e një qendre të dytë klinike dhe gjithçka që do të ishte bërë nëse ata nuk do ta kishin ndaluar projektin e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”. Së dyti, ata propozojnë ligj për klinikën, kurse ende nuk i kanë zgjidhur marrëdhëniet juridiko-pronësore për tokën, madje procedura e shpronësimit nuk ka nisur – u shpreh Igor Nikollov- OBRM-PDUKM

Partitë shqiptare i kanë dhënë “dritë jeshile” projekt-ligjit për ndërtimin e klinikës së re. Deri më tani, përpjekjet që kjo qendër të ndërtohet në lokacionin “Vele Pole” në komunën Gjorçe Petrov dështuan dy herë. Ndërtimi pritet të kushtojë rreth 500 milion euro, kurse paratë e nevojshme do të sigurohen përmes huave nga Banka e Zhvillimit e BE-së dhe Banka Evropiane e Investimeve. Vlerësimet fillestare të qeverisë ishin se klinika e re do të jetë gati deri në vitin 2027.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Siguri
“Mosmarrëveshje të mëparshme e qërim hesapesh”, çfarë thuhet në Dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Aktash të Prishtinës?

“Mosmarrëveshje të mëparshme e qërim hesapesh”, çfarë thuhet në Dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Aktash të Prishtinës?

Drejtësi
Gjuajtje sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Gjuajtje sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, ndonëse procesi mund të jetë zhgënjyes

Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, ndonëse procesi mund të jetë zhgënjyes

Lajme
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Kalo në kategori