LAJMI I FUNDIT:

Mbappe drejt largimit nga PSG, parisienët dëshirojnë që Kane ta zëvendësojë yllin francez

Mbappe drejt largimit nga PSG, parisienët dëshirojnë që Kane ta zëvendësojë yllin francez

Kylian Mbappe po e luan sezonin e tij të fundit te Paris Saint Germain.

Sulmuesi francez duket se ka vendosur që të largohet në verë nga kryeqyteti francez, pasi dëshiron një aventurë të re.

Real Madrid dhe Liverpool mbesin dy skuadrat favorite për të nënshkruar me super talentin francez.


Nga ana tjetër parisienët duket se po përgatiten për largimin e Mbappes dhe tani kanë filluar të mendojnë për zëvendësimin e tij.

Mirror ka raportuar se trajneri Mauricio Pochettino ka kërkuar transferimin e Harry Kane, me anglezin që shihet si zëvendësuesi perfekt i Mbappes.

Pochettino dhe Kane kanë punuar së bashku edhe te Tottenham Hotspur dhe trajneri argjentinas kërkon ribashkimin me sulmuesin.

Ditë më parë në mediat angleze u raportua se Spurs kanë nxjerrë në shitje kapitenin e tyre për 150 milionë euro.

Duke parë fuqinë e madhe financiare të PSG-së, kampioni në fuqi francez nuk e ka problem këtë shumë dhe po shihen si skuadra favorite për transferimin e Kane për edicionin e ri.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje me Spurs në të gjitha garat ku ka shënuar 21 gola e ka bërë 14 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori