LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer : Jam i kënaqur me Cavanin, do të bisedojmë për rinovimin e kontratës

Solskjaer : Jam i kënaqur me Cavanin, do të bisedojmë për rinovimin e kontratës

Trajneri i Manchester United, Ole-Gunnar Solskjaer, ka folur për mundësinë e rinovimit me Edinson Cavani.

Uruguaianin është gjetur mjaftë mirë te Manchester United, ku në klub janë të kënaqur me punën e tij.


“Mund të them vetëm se Cavani bëri mirë, ai më bëri përshtypje. Ai është integruar në mënyrë të përsosur në grupin tonë dhe ne patjetër do të ulemi për të biseduar me të në të ardhmen e afërt”.

“Ne do të vlerësojmë edhe synimet e tij dhe gjithashtu planet e klubit”.

“Për atë që është kontrata e tij, ne jemi vërtet të kënaqur me atë që po bën”, ka thënë trajneri norvegjez. /Telegrafi/