LAJMI I FUNDIT:

FHK falënderon Ramadanin për kontributin e dhënë te Kosova

FHK falënderon Ramadanin për kontributin e dhënë te Kosova

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka dhënë dorëheqje.

Federata e Henbollit të Kosovës ka konfirmuar dorëheqjen e trajnerit Ramadani nga ekipi përfaqësueses në hendboll.


Ramadani i cili ka udhëhequr Kosovën që nga viti 2016, ka ofruar dorëheqje pas situatës së krijuar me pandemin COVID-19, kjo pasi nuk po mund të udhëtojë nga Austrailia ku edhe jeton.

Federata e Hendbollit të Kosovës e ka vlerësuar kontributin e Ramadanit të cilit i ka kushtuar edhe një shkrim të gjatë.

Shkrimi i plotë i FHK-së:

Pas një bashkëpunimi shembullor për gati pesë vjet, erdhi koha për të ndarë rrugët me Taip Ramadanin. Ramadani në prill të vitit 2016 ishte emëruar në postin e selektorit të Kosovës në hendboll (meshkujt) dhe punën e ka kryer me përkushtim e dinjitet. Në pamundësi që të udhëtoj nga Australia, Ramadani ka paraqitur dorëheqjen, të cilën Bordi i FHK-së ia miratoi këtë javë.

Por kontributi i Ramadanit për ngritjen e Kombëtares së Kosovës do të çmohet gjithnjë nga Federata e Hendbollit e Kosovës dhe i gjithë komuniteti i hendbollit. Ndonëse në Australi, Ramadani ka përcjellë gjitha zhvillimet në hendbollin e Kosovës dhe hendbollin shqiptar në përgjithësi. I afërt dhe bashkëpunues me të gjithë, në veçanti me lojtarët dhe stafin, Ramadani ka kontribuuar për rritjen e profesionalizmit në Kombëtaren tonë. Përmirësimi i rezultateve në periudhën e tij është i pamohueshëm. Kemi mposhtur Izraelin në kualifikime për Evropian dhe morëm një barazim me shije të fitores ndaj Polonisë. Në kualifikime për Botëror kemi mposhtur Gjeorgjinë dhe morëm barazim me Italinë. Ka edhe rezultate e ndeshje tjera që dëshmojnë rritjen e Kombëtares së Kosovës. Mbi të gjitha Kombëtarja është e konsoliduar dhe me selektorin e ri, Bujar Qerimi synon hapa tutje.

“Në emër të Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës e falënderoj selektorin e deritashëm, Taip Ramadani, për kontributin shumëvjeçar dhe për sukseset të cilat i ka arritur së bashku me ekipin e tij. Mund të konstatohet se Taip Ramadani ka qenë një nga selektorët më profesionist dhe më të suksesshëm të hendbollit kosovar. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të kemi mundësi për një takim lamtumirës me Taipin”, ka thënë presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.

Një takim lamtumirës do të organizohet me Ramadanin, por jemi të bindur se rrugët e tij me FHK-në do të bashkohen në të ardhmen, në një mënyrë apo tjetër.

Ne e dimë që FHK-ja dhe hendbolli kosovar te Taip Ramadani ka një përkrahës të përhershëm dhe të fuqishëm.

Faleminderit Taip Ramadani.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori