LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Ku shkuan 900 milionë euro, para të premtuara për qytetarët?

OBRM-PDUKM: Ku shkuan 900 milionë euro, para të premtuara për qytetarët?

Zoran Zaev i la ndërmarrjet pa ndihmë të vërtetë, ndërsa pakoja e pestë e masave nuk do të nxisë ekonominë, por vetëm do të përshpejtojë kolapsin. Megjithëse qeveria dha 350 milion euro për ekonominë nga 1.2 miliardë të premtuar, nuk ka asnjë efekt. 55.000 njerëz humbën vendet e tyre të punës, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

“Shteti është në borxhe, dhe askush nuk e di se ku shkuan rreth 900 milion euro, para që u premtuan si masa, por nuk u shkuan qytetarëve ose ekonomisë. Ekonomia po rrënohet. Kemi rënie të eksporteve dhe rënie të BPV-së. Rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit 2020 është shkatërruese, megjithëse vendi ynë nuk bën pjesë në grupin e vendeve në të cilat turizmi luan një rol të rëndësishëm në krijimin e BPV-së, siç janë vendet e Mesdheut, Kroacia dhe Greqia, nga 38 ekonomitë për të cilat ka të dhëna, dhe vetëm 9 kanë një rënie më të lartë të BPV-së sesa Maqedonia në tremujorin e dytë të vitit 2020, dhe 28 vende më të ulëta.

Masat e Zaevit padyshim nuk synojnë ndihmë, ato nuk janë të dimensionuara si duhet dhe nuk arrijnë efektin e dëshiruar. E gjitha që mbetet nga masat janë presionet e Zaevit, i cili, duke parë nëpër syzet rozë, bind publikun se sa shkëlqen ekonomia”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Siguri
“Mosmarrëveshje të mëparshme e qërim hesapesh”, çfarë thuhet në Dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Aktash të Prishtinës?

“Mosmarrëveshje të mëparshme e qërim hesapesh”, çfarë thuhet në Dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Aktash të Prishtinës?

Drejtësi
Gjuajtje sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Gjuajtje sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, ndonëse procesi mund të jetë zhgënjyes

Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, ndonëse procesi mund të jetë zhgënjyes

Lajme
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Kalo në kategori