Papunësia mbetet shqetësimi dhe problemi kryesor, ani pse sipas të dhënave zyrtare thuhet se ka shënuar rënie. 13 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më shumë se 30 për qind e popullatës janë të papunë. Gratë, rinia dhe të diplomuarit po konsiderohen si kategoritë më të prekura nga papunësia. Kritika po drejtohen për institucionet që ende nuk kanë hartuar politika të duhura për hapjen e vendeve të punës.
Papunësia mbetet gati me të njëjtat shifra si para shpalljes së pavarësisë dhe pas saj.
Hulumtuesi në Institutin GAP, Jeton Mehmeti thotë se institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm, ndërkohë që edhe atyre që kanë pasur marrëdhënie pune, u janë shkelur të drejtat elementare.
“Kosovës i shtohen gati çdo vit mbi 25 mijë të rinj të cilës hyjnë në tregun e punës. Dhe në anën tjetër, shkalla e krijimit të vendeve të punës është e ulët dhe e pamjaftueshme për t’i akomoduar gjithë këto nevoja”, bën të ditur ai.
Veç tjerash, ai thotë se shkalla e papunësisë është rritur edhe më tutje pas goditjes së vendit nga pandemia. Edhe ato pak vende pune që kanë qenë në Kosovë, janë mbyllur.
Tri kategoritë më së shumti të prekura nga papunësia janë gratë, të rinjtë dhe të papunët me diploma.
“Në Kosovë nga rreth 600 mijë gra të cilat janë në moshë pune, sipas statistikave të ASK-së del që vetëm 85 mijë janë të papunësuara, apo 14 për qind. Kategoria e dytë që është tepër e prekur janë të rinjtë. Duke pas parasysh moshën mesatare të popullsisë së Kosovës, kjo vetëm sa bëhet më problematike. Rreth 46.9 për qind është papunësia në mesin e të rinjve. Në shifra të tjera 1\3 e të rinjve nuk janë as duke punuar, as në shkollim as në trajnim”, thekson ai.
Mehmeti shton se kategoria e tretë e cila është më e prekur janë të papunët me diploma. Sipas të dhënave të ASK-së në vitin 2020, janë 28 mijë persona të papunë me shkollim universitar. E që në vitin 2012 ky numër ka qenë rreth 14 mijë.
Procesi i privatizimit, sipas kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, ka rritur shkallën e papunësisë. Ai thotë se institucionet përgjegjëse nuk kanë pasur plane konkrete për krijimin e vendeve të reja të punës.
“Duke marrë për bazë çështjen sociale, është e rëndë mjaft. Duke marrë për bazë rininë e papunë, është e rëndë mjaft. Duke marrë për bazë intelektualitetin, trurin e kosovarëve, që gjithmonë tentojnë të largohen nga Kosova për një jetë më të mirë, dinjitoze apo ardhmëri të fëmijëve të tyre më të mirë. Nuk është përmirësuar fare. Vetëm se ka shkuar gradualisht me diagramin teposhtë, duke ngritur nuk ka shkuar. Nuk mundet Kosova të përparojë me anë të vjeljes së taksave të qytetarëve”, thekson Ajdini.
Ai shton se në periudhën prej pavarësisë, autoritetet kompetente, sipas tij nuk kanë pasur plane konkrete për krijimin e vendeve të reja të punës.
Për më tepër, sipas të dhënave të kësaj sindikate shkalla e papunësisë ka qenë dhe mbetet mbi 40 përqind.
“Papunësia nuk është 30, papunësia është edhe më e madhe. Pse e them këtë? Edhe 40 për qind është papunësia. Mund të ua vërtetojë atë. Nuk quhet punësim nëse unë i marrë tre persona këtu, dhe ata rrinë e unë punoj. Por t’i duhesh me ua gjet vendin e punës edhe atyre punëtorëve për me pas fitim shteti edhe ai që punon”, shton ai.
Lidhur me këtë çështje, KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por që të njëjtit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të redaksisë.
E,sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2008 shkalla e papunësisë në Kosovë ishte 42.7 përqind. Ndërkaq, nuk ka të dhëna për vitin e kaluar.
“Shkalla e papunësisë në vitin 2009 ishte 40.7 për qind, 56.4 të gjinisë femërore, 45.4 mashkullore. Në vitin 2010 dhe 2012 shkalla e papunësisë ishte 28.1 për qind, përqindja e gjinisë femërore është 40, ndërsa mashkullore 30.9 për qind. Në vitin 2013, 26.9 për qind, 38,8 gjinia femërore, 30 gjinia mashkullore”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Nga qeveria e re kërkohet që të ketë zbatimin e Ligjit të Punës dhe programe të cilat stimulojnë vendet e reja të punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje