LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Me ceremoninë e ngritjes së flamurit filluam manifestimet për shënimin e 13 vjetorit pavarësisë

Hoti: Me ceremoninë e ngritjes së flamurit filluam manifestimet për shënimin e 13 vjetorit pavarësisë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në oborrin e Qeverisë.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se me këtë aktivitet kanë filluar manifestimet për 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.


“Me ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, filluam manifestimet për shënimin e 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Telegrafi/