‘Coronaphobia’ është një çrregullim i ri i pandemisë: Ja çfarë duhet të dini
Pasi analizuan gati 500 studime që adresonin alarmin dhe panikun që njerëzit po ndjenin gjatë pandemisë, studiuesit krijuan termin ‘coronaphobia’
Këtë term e përkufizuan si “një përgjigje të tepruar të shkaktuar nga frika e kontraktimit të virusit që shkakton COVID-19, duke çuar në shqetësim të tepruar të shoqëruar mbi simptomat fiziologjike, humbje personale, rritje të sigurimit dhe sjelljeve të kërkimit të sigurisë dhe shmangie të vendeve dhe situatave publike, duke shkaktuar dëmtime të dukshme në funksionimin e jetës së përditshme.”
Studiuesit renditën disa faktorë që mund të çojnë në ‘coronaphobia’. Këto përfshijnë mendimet për të gjitha pasiguritë që vijnë me pandeminë (si për shembull nëse do të infektoheni me COVID-19, ose nëse paga është në rrezik), përshtatja me praktika të reja, ose ankthi kur njerëz të shumtë thonë se janë infektuar me virus.
Una McCann, MD, profesore e psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë Johns Hopkins dhe drejtore e Programit të Çrregullimeve të Ankthit, tha për Health se “ankthi është një reagim normal, i shëndetshëm ndaj gjërave të rrezikshme”. Dhe, shpjegoi ajo, është një përgjigje që çdokush mund të zhvillojë gjatë periudhave të stresit.
‘Coronaphobia’ ose ankthi: Si të kuptojmë ndryshimin
Lily Brown, drejtoreshë e Qendrës për Trajtimin dhe Studimin e Ankthit në Universitetin e Pensilvanisë, tha për Health se shumë njerëz pyesin nëse niveli i tyre i ankthit për Covid-19 është normal apo nëse janë shumë të shqetësuar për virusin. Për t’i ndihmuar ata ta kuptojnë, ajo u thotë pacientëve të përdorin sjelljen e tyre pandemike si shënjues, citon Anabel.
“Në thelb, a jeni në gjendje të bëni gjërat që duhet të bëni për të patur një jetë relativisht të përmbushur? A jeni në gjendje të lidheni me njerëzit? A jeni në gjendje të ushqeheni mirë gjatë javës? A jeni në gjendje të përmbushni detyrat e punës? Shpesh, ajo që ndodh kur njerëzit kanë çrregullime ankthi është se ankthi i tyre fillon të përhapet në mënyrë që gjithnjë e më shumë bëhet sfidues dhe duket e pamundur që të ndjekin dhe përmbushin detyrimet,” thotë Brown.
Nëse filloni të vëreni se e keni të vështirë të përmbushni zotimet tuaja ose të kryeni detyrat e domosdoshme, sepse jeni në panik se mos infektoheni me Covid (ose shqetësoheni se të dashurit do të sëmuren), këto mund të jenë indikacione që keni ‘coronaphobia’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë