LAJMI I FUNDIT:

Nicole Scherzinger shijon pushimet me të dashurin në Hawaii për Shën Valentin

Nicole Scherzinger shijon pushimet me të dashurin në Hawaii për Shën Valentin

Ata thuhet se janë në procesin e planifikimit për të krijuar një familje së bashku, pasi kanë filluar romancën e tyre në vitin 2019.

Dhe Nicole Scherzinger, 42 vjeçe, tregoi se gjërat po vazhdojnë të jenë ende të forta mes saj dhe Thom Evans, 35 vjeç, ndërsa publikoi disa fotografi në Instagram, ku shfaqej duke shijuar një shëtitje romantike në perëndim të diellit në plazh për Ditën e Shën Valentinit të dielën.

Ish-anëtarja e ‘Pussycat Doll’ dukej e bujshme ndërsa u shfaq me një palë bikini me leopard, ndërkohë që Thom u shfaq pa këmishë, i veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra, shkruan DailyMail.


Në një imazh të shkrepur gjatë pushimeve të tyre në Hawaii, bukuroshja u shfaq duke kërcyer me të dashurin, ndërsa mbanin distancë.

“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit dashuria ime … këtu ka edhe shumë perëndime dielli”, shkroi ajo në mbishkrimin e një prej fotografive.

“Urime Shën Valentinit të gjithëve! Pavarësisht nëse e doni veten ose doni dikë tjetër, mos harroni se jeni të dashur dhe keni një ditë të bekuar”, shkroi i dashuri i saj në rrjetet sociale.

Një javë më parë, Nicole u duk e etur të tregonte se sa i përkushtuar është i dashuri i saj për ta bërë atë të lumtur, kur ndau me ndjekësit disa pamje ku ai shfaqej duke e ndihmuar në një fotosesion.

Nicole është takuar me ish-lojtorin e regbit, Thom që nga viti 2019, pasi u takua për herë të parë me të në edicionin inaugurues të “X Factor: Celebrity”.

Sipas burimeve, çifti janë të hapur për të krijuar një familje së bashku dhe synojnë të blejnë një pronë së bashku në Londër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Magazina
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
Angelina Jolie tërheq vëmendjen me elegancën e saj në New York, promovon filmin biografik

Angelina Jolie tërheq vëmendjen me elegancën e saj në New York, promovon filmin biografik "Maria"

Magazina
Publikohet një pjesë e shtëpisë së edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Publikohet një pjesë e shtëpisë së edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti befason duke kënduar ilahi, i bashkohet edhe Burimi

Gjesti befason duke kënduar ilahi, i bashkohet edhe Burimi

Magazina
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Magazina
Kalo në kategori