Është anuluar turneu kualifikues botëror i boksit për ‘LO Tokio 2020’, ndryshon edhe sistemi kualifikues
Task Forca e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), e ngarkuar për zhvillimin e garave kualifikuese të boksit për Lojërat Olimpike Tokio 2020, ka bërë të ditur se ka anuluar turneun kualifikues olimpik botëror, të paraparë të mbahej në muajin qershor në Paris të Francës.
Shkak për anulimin e turneut botëror është bërë pandemia COVID-19 dhe vështirësitë e krijuara me udhëtimin e ekipeve nga mbarë bota.
Njëkohësisht, Task Forca e KON-it ka ndryshuar edhe orarin e turneut kualifikues olimpik evropian. Turneu evropian ishte paraparë të mbahej në muajin prill në Londër të Anglisë, por është shtyrë për në muajin qershor, derisa është ndryshuar edhe lokacioni. Data dhe vendi do të përcaktohen më 22 shkurt 2021.
Turneu kualifikues evropian ishte mbajtur në Londër në mars të vitit të kaluar, por ishte ndërprerë në gjysmë shkaku i përhapjes së pandemisë COVID-19.
Nga boksierët tanë, vetëm Donjeta Sadiku, kishte arritur të mbetej në garë për normë. Ajo me fitoren ndaj gjermanes, Maya Kleinhans, u kualifikua në mesin e 16 boksiereve më të mira në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Anulimi i turneut kualifikues botëror ka bërë që edhe sistemi i kualifikimit të sportistëve të ndryshojë. 53 kuotat olimpike të parapara nga turneu kualifikues botëror i Parisit në të dyja konkurrencat dhe në të gjitha kategoritë, tashmë do të shpërndahen nëpër vendet kontinentale, ndërsa është parashikuar që këto kuota t’i jepen boksierit apo boksieres së ranguar më së larti në secilën kategori, nëse ajo nuk e fiton paraprakisht normën.
Pikët e renditjes së boksierëve të publikuara në muajin shkurt 2020, së bashku me pikët që do të fitojnë nga turneu kualifikues evropian do të përdoren për të përcaktuar boksierin e ranguar më së larti në secilën kategori.
Gjasat më të mëdha nga boksierët tanë për të fituar normën olimpike i ka Donjeta Sadiku, të cilës për të fituar normën në turneun kualifikues evropian i duhet të sigurojë njërën nga gjashtë pozitat e para.
Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik deri më 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Jude Bellingham zbulon arsyen emocionale që qëndron pas numrit që bartë në fanellën e Real Madridit
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'