Deputeti shqiptar Shaip Kamberi në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, konkretisht në komunën e Medvegjës.
Kamberi theksoi se pas Medvegjës po rrezikohet edhe komuna e Bujanocit ku në mënyrë institucionale po bëhet pasivizimi i adresave të shqiptarëve, të cilët janë zhvendosur nga këto komuna.
Ai tha se për shqiptarët që jetojnë në Luginë duhet të krijohet mirëqenie, në mënyrë siç tha ai mos të largohen nga ky vend.
“Tema e pasivizimit dhe ajo që është më me rëndësi në dialog me Serbinë, të shtrohet tema e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në mënyrë që të krijohet një mirëqenie këtu, në mënyrë që njerëzit mos të largohen sepse problemet e shumta politike, ekonomike kanë ndikuar që largimin dhe migrimin e kemi në masë që po e zvogëlon bërthamën kombëtare. Medvegja me 700 banorë sa jetojnë atje gati është e zbrazur, Bujanoci po ashtu po rrezikohet. Pra, është momenti i fundit që dy qeveritë të ndërtojnë një program të përbashkët apo secila të ketë programin e vet veç e veç me të cilin do të ndihmohet me projekte konkrete në mënyrë sistematike në Luginën e Preshevës”, ka thënë ndër të tjera, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ai gjithashtu ka folur edhe për kontributin e dy qeverive Kosovë dhe Shqipëri, të cilët dhanë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.
Kamberi tha se ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ishte angazhuar që të krijoj listën e përbashkët parlamentare të të gjitha partive me shqiptarë, në Serbi.
Ai po ashtu tregoi edhe ndihmën financiare që e kanë dhënë dy qeveritë e Kosovës, ajo e drejtuar nga Avdullah Hoti dhe ajo e Albin Kurtit.
“Dy vitet e fundit ka lëvizje pozitive në këtë drejtim, kemi angazhimin e ish-ministrit Gent Cakaj për krijimin e listës tonë parlamentare, nga pesë parti e cila u bë. Një angazhim që për herë të parë pesë partitë të bashkohen dhe të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Kemi vendimin e Qeverisë në Prishtinë, për vendimin për Luginën e Preshevës dhe kemi vendimin e dy qeverive për ndërtimin e fondit për Luginë të Preshevës. Këto kanë mbetur tash për tash vendime të cilat duhet të operacionalizohen kemi disa raste ku edhe drejtpërdrejtë janë dhënë ndihmat financiare. Qeveria Hoti për Bujanovcin ka ndarë ditë më parë 200 mijë euro për shkak të vërshimeve që e kanë goditur komunën tonë, qeveria Kurti kishte ndarë 500 mijë euro për Luginën e Preshevës për shkak të pandemisë”, ka thënë ai.
Mirëpo, siç tha Kamberi duhet të krijohet një program i veçantë nga dy qeveritë Kosovë-Shqipëri për shqiptarët që jetojnë në Serbi.
“Ajo që dua të them është që nuk dëshiroj që Kosova dhe Shqipëria të sillen ad hoc pas situatave emergjente kur krijohen në Luginën e Preshevës, por të kenë një program të veçantë ku do të trajtohen të gjitha temat”, u shpreh ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje