LAJMI I FUNDIT:

Del Piero: Conte duhet të jetë i kujdesshëm

Del Piero: Conte duhet të jetë i kujdesshëm

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero paralajmëron se Antonio Conte duhet të jetë i kujdesshëm pasi Interi tashmë është eliminuar nga dy gara këtë sezon.

Interi përfundoi në fund të grupit të tyre të Ligës së Kampionëve dhe u përball me eliminimin nga Evropa në dhjetor.

Ata gjithashtu u rrëzuan nga gjysmëfinalet e Coppa Italia mbrëmë ( e martë) nga Juventusi, prandaj Serie A mbetet objektivi i tyre i vetëm këtë sezon.


“Situata e Antonios është e vështirë”, ka thënë fillimisht Alessandro Del Piero për Sky Sport.

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006 ishte një bashkëlojtar i Contes në Juve dhe ishte lojtar i tij në sezonin 2011-12.

“Interi ka një skuadër të madhe dhe mendova se ata kishin mjaft lojtar për t’u përballur me të gjitha garat”, vazhdoi italiani.

“Tani ai duhet të jetë i kujdesshëm, sepse Serie A është gara e vetme që ata mund të fitojnë”, përfundoi legjenda e Juventusit. /Telegrafi/