LAJMI I FUNDIT:

Kamberi jep detaje për fjalimin në Kuvendin e Serbisë: Deputetët e partisë së Vuçiqit tentuan të më pengonin

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu jep detaje se si dhe nga kush u pengua të mbajë fjalim shqip në Kuvendin e Serbisë gjatë seancës parlamentare.

Kamberi sqaroi se fjalimin e tij e kishte përgatitur një ditë më herët në gjuhën shqipe, për të cilën e kishte paralajmëruar sekretariatin e Kuvendit të Serbisë.

Sipas tij, zyrtarë të Kuvendit përmes telefonit ishin munduar ta bindin deputetin Kamberi që fjalimin e tij në gjuhën shqipe ta shtyjë për një ditë tjetër, me arsyetimin se nuk kishin përkthyes.


Mirëpo, siç tha Kamberi ai ishte i vendosur ta mbaj këtë fjalim, jo që të dëshmoj se Serbia është një shtet demokratik, por për të dëshmuar një element të identitetit shqiptarë, pasi të hënën siç tha ai Gjykata e Lartë në Beograd, kishte refuzuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptarë për ta dënuar Aleksandar Vulinin për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Shaip Kamberi, intervistë me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu

“Fjalimi në Kuvendin e Republikës së Serbisë, neni 9 lejon që deputetët që janë pjesëtare të pakicave të mund t’i adresohen kuvendit qoftë me gojë ose me shkrim edhe në gjuhën e vet. Kjo kërkon përgatitje teknike të cilat nuk ishin. Meqë e kisha përgatitur fjalimin një ditë më herët, në mëngjes e kisha njoftuar sekretariatin që do të shtroj pyetje në kuvend në gjuhën time amtare dhe ata paraprakisht para seancës përmes telefonit janë munduar të më bindin që ta shtyjë fjalimin pasi nuk munden të sigurojnë përkthyes. Qëllimi nuk ishte që të dëshmoj që Serbia është një shtet demokratik, por pikërisht kisha për qëllim që menjëherë një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila refuzon padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptarë për ta dënuar Aleksandër Vulin për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve të flas në gjuhën shqipe për të dëshmuar një element të rëndësishëm të identitetit shqiptarë”, sqaroi ai.

Shaip Kamberi mban për herë të parë fjalim shqip në Kuvendin e Serbisë, replikon me Ivica Daçiqin
Lexo po ashtu Shaip Kamberi mban për herë të parë fjalim shqip në Kuvendin e Serbisë, replikon me Ivica Daçiqin

Deputeti Kamberi po ashtu tha se në shtetin e Serbisë nuk respektohet e drejta legjitime e gjuhës amtare.

“Siç e patë në një Serbi kontraverse gjendja e pakicave në praktikë ndryshon dukshëm. Një e drejtë e imja legjitime që t’iu drejtohem në gjuhën time amtare u përball me bërtitmë dhe zhurmë  të shumicës e sidomos nga deputetët e Aleksandar Vuçiqit, që edhe ashtu e përbëjnë shumicën në parlament”, tha tutje Kamberi.

Ai gjithashtu tha se fjalimet e tij, deri dje i ka bërë në gjuhën serbe me qëllimin e vetëm që problematikat e shqiptarëve t’i kuptojnë qytetarët serbë.

“Deri dje fjalimet e mia i kam paraqitur në gjuhën serbe në mënyrë që t’i adresohem opinionit në Serbi për problematikat që i kanë shqiptarët. E problematikat kryesore janë në mungesë të demokracisë, të tolerancës sidomos intoleranca më e madhe është ndaj shqiptarëve dhe për shkak të raporteve me Kosovën, ajo që përcaktohet si legjislacion në praktikë nga instrumentet politike pengohet siç e patë në rastin konkret në parlament”, tha tutje deputeti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi.

I pyetur se a do t’i pamundësohet në të ardhmen që të mbaj sërish fjalime në gjuhën shqipe, Kamberi tha: “ Deri tash s’jam orientuar t’i mbaj fjalimet e mia në gjuhën shqipe pikërisht për shkak të përkthimit. Shqiptarët në tërësi janë të njohur me problematikat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe s’kam pse tua sqaroj atyre, por serbët nuk janë të njoftuar me këto problematika dhe u pa se ata nuk kuptojnë gjuhën tonë edhe kur flasim në gjuhën e tyre”.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në komunën e Medvegjës nga ana e institucioneve të Serbisë.

Kamberi tregon edhe për diskriminimin që po u bëhet shqiptarëve në Luginë të Preshevës në përgjithësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori