LAJMI I FUNDIT:

Probleme me karantinën, UEFA ndryshon stadiumet e dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe dy të Ligës së Evropës – klubet angleze përfitojnë

Probleme me karantinën, UEFA ndryshon stadiumet e dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe dy të Ligës së Evropës – klubet angleze përfitojnë

UEFA ka njoftuar se katër ndeshjeve (dy në Ligën e Kampionëve, dy në Ligën e Evropës), tashmë u është caktuar vendi se ku do të zhvillohen.

UEFA është ven në siklet këto ditë, pasi disa shtet kanë vendosur karantinë për disa shtet tjera.


Kjo ka bërë që disa ndeshje të jenë në rrezik, ku është caktuar orari për katër prej tyre.

Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Leipzig dhe Liverpool do të zhvillohet në Budapest të Hungarisë me 16 shkurt.

Më 24 shkurt, Borussia Mönchengladbach do të luajë me Manchester Cityn, po në Budapest.

Në anën tjetër ndeshja e parë mes Real Sociedad dhe Manchester United do të zhvillohet në “Allianz Stadium” në Torino.

Për shkak të kufizimeve aktuale të coronavirusit, ndeshja është zhvendosur nga Spanja në Itali.

Edhe ndeshja Molde – Hoffenheim do të luhet në Villarreal të Spanjës. /Telegrafi/