LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj: Me paratë e shtetit, partitë politike i paguajnë edhe dënimet për shkeljet gjatë fushatës zgjedhore

Miftaraj: Me paratë e shtetit, partitë politike i paguajnë edhe dënimet për shkeljet gjatë fushatës zgjedhore

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka thënë se me paratë e shtetit, partitë politike i paguajnë shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, përfshirë këtu edhe gjobat e shqiptuara për shkeljen e Ligjit antiCOVID.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se gjobat paguhen direkt nga partitë, por indirekt këto shpenzime i mbulon qytetari i thjeshtë.

“Shteti çdo vit ndan mbi 4 milionë Euro për financimin e partive politike. Nga këto mjete partitë politike financojnë edhe fushatat gjatë zgjedhjeve lokale dhe qendrore. Nga këto mjete financiare që paguhen nga taksat e qytetarëve, partitë politike i paguajnë edhe dënimet për shkeljet që i bëjnë gjatë fushatës parazgjedhore. Me këtë logjike, që nga fillimi i fushatës le të themi se çdo parti politike është dënuar se paku 20 herë nga 2000 euro, për shkeljen kornizës ligjore të COVID-19, dhe nëse te njëjtat i kanë paguar këto gjoba pa shfrytëzuar të drejtën e pagesës përgjysmë si e përcakton Ligji për Kundërvajtje, i bie që një parti politike ka paguar gjoba deri 40.000 Euro. E kur partitë politike te mëdha nga taksapaguesit paguhen çdo vit deri 1 milion Euro, atëherë gjoba prej 40 mije Euro është një hajgare e qe direkt gjobën e paguan partia, e indirekt shpenzimet i mbulon qytetari i thjeshtë”, shkruan Miftaraj.


Miftaraj shtuar se partitë politike janë shndërruar në vrasës të qytetarëve, pasi po ua cenojnë rëndë shëndetin.

“Po çka fiton qytetari nga partitë politike gjate këtyre zgjedhjeve. Në rastin më të mirë e merr virusin Korona dhuratë, nga i cili do të këtë probleme shëndetësore, shpenzime për kurimin e kësaj sëmundje që shkon nga disa dhjetëra euro, në raste të caktuara qindra euro e jo rrallë edhe mijëra euro. Në skenarin më të keq, edhe e paguan me atë që çdo shtet e ruan dhe e mbron me Kushtetutë si vlerë të pazëvendësueshme si është jeta e njeriut. Në këtë drejtim të gjitha partitë politike pa dallim që po e cenojnë rëndë shëndetin publik të qytetarëve, duke mos respektuar masat lidhur me parandalimin e pandemisë COVID-19, mund të iu themi se janë shndërruar në vrasës të qytetarëve të këtij vendi. Me 14 shkurt 2021, me siguri se do të kemi me pak votues edhe për shkak të vdekjeve potenciale të shkaktuara nga fushatat parazgjedhore të partive politike”, shkruan Miftaraj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori