LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: Pa Haradinajn President procesi i dialogut vështirësohet

Demhasaj: Pa Haradinajn President procesi i dialogut vështirësohet

Analisti politik Arton Demhasaj, në një lidhje direkte me televizionin ‘Syri’ të Shqipërisë, foli për zgjedhjet e fundit në vend si dhe për kandidaturën e Ramush Haradinajt për President.

Ai tha se Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti mund të bashkëpunojnë në mes vete pasi që edhe në të kaluarën kanë pasur kauza të përbashkëta.

“Me një qeverisje ku zotëri Haradinaj do të ishte president dhe zotëri Kurti kryeministër do të ishte e mundshme, pasi që të dy kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën dhe kanë pasur disa kauza të përbashkëta sa ishin në opozitë, ku kanë protestuar së bashku. Andaj unë mendoj se do të ishte funksional një bashkëpunim i tillë, sidomos kur lidhet me çështjen e Dialogut. Për shkak se do të ishte e vështirë që zotëri Kurti, si i vetëm ta përfaqësonte Kosovën në dialog, pa pasur edhe dikë nga UÇK-ja. Prandaj, unë mendoj që një tandem Haradinaj-Kurti, do ta forconte këtë temë ku me gjasë do të dilte një ekip mjaftë i suksesshëm në përmbylljen e këtij procesi. Edhe Kurti do të kishte nevojë për zotëri Haradinajn në dialog për shkak të autoritetit të tij që ka, e sidomos që është një prej komandantëve më të zotë që i ka pasur UÇK-ja. Ky do të ishte një proces që do ta gëzonte një mbështetje edhe këtu në Kosovë”, u shpreh ai.


Ndër të tjera Demhasaj tha se një dialog pa dikë të UÇK-së do të ishte i vështirë, çfarëdo marrëveshje të arrihej.

“Një dialog pa dikë nga UÇK do të ishte e vështirë çfarëdo marrëveshje që do të nënshkruhej atje, pra Kurti ka një nevojë për Haradinaj, po edhe Haradinaj për Kurtin që ta siguroj postin e Presidentit. E kjo do të arrihej edhe më lehët për një marrëveshje më të mirë të Dialogut, pasi që si Kurti ashtu edhe Haradinaj kanë qënë kundër marrëveshjes së Brukselit për themelimin e Asociacionit”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori