LAJMI I FUNDIT:

Biden me qëndrim të ashpër ndaj Turqisë rreth sistemit raketor rus

Biden me qëndrim të ashpër ndaj Turqisë rreth sistemit raketor rus

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po mban një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus.

Biden nuk e ka ndryshuar qëndrimin e administratës së paraardhësit të tij, Donald Trump për këtë çështje.

“Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne i bëjmë thirrje Turqisë të mos e mbajë sistemin S-400”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.


Turqia e bleu sistemin S-400 nga Rusia në vitin 2019.

Ky bashkëpunim u bë pasi Ankaraja nuk arriti të pajtohet me kushtet e Shteteve të Bashkuara për blerjen e sistemit mbrojtës amerikan, të cilin e kanë zgjedhur shumica e vendeve anëtare të NATO-s.

Blerja e sistemit rus tensionoi raportet midis Uashingtonit dhe Ankarasë.

SHBA-ja tha se një bashkëpunim i tillë ushtarak me Moskën nga ana e Turqisë ishte i papranueshëm për NATO-n. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan gjithashtu se kjo do të rrezikonte sigurinë e teknologjisë ushtarake dhe personelit amerikan si dhe atë të Turqisë.

Por, Turqia nuk u tërhoq nga vendimi i saj.

Si kundërpërgjigje Shtetet e Bashkuara pezulluan pjesëmarrjen e Ankarasë në programin e blerjes së aeroplanëve F-35, por në ndërkohë vazhduan të negociojnë.

Shtetet e Bashkuara u zemëruan edhe më shumë kur në tetor të vitit 2020, Turqia filloi testimin e sistemit raketor rus.

Pentagoni në atë kohë tha se ky veprim rrezikonte të kishte pasoja serioze për marrëdhëniet SHBA-Turqi.

“Vendimi i tyre për të blerë S-400 është në kundërshtim me angazhimet e Turqisë si një aleat i SHBA dhe NATO. Turqia ka pasur mundësi të shumta gjatë dekadës së fundit për të blerë sistemin e SHBA-së por në vend të kësaj zgjodhi të blinte sistemin rus, i cili i siguron të ardhura dhe ndikim Rusisë”, tha Kirby.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në janar pati thënë se shpreson për arritjen e një kompromisi me presidentin Biden që do të lejonte Ankaranë të riintegrohej në programin e avionëve luftarakë F-35, por kontaktet midis administratës së re amerikane dhe Turqisë kanë qenë të kufizuara.

Që nga marrja e detyrës më 20 janar, Biden nuk ka folur ende me Erdoganin. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Amerika
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Botë
Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori