Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Aliu Kapiti, ka thënë se Vetëvendosje është partia e vetme që mund të bëjë ndryshime të mëdha në Kosovë.
Kapiti ka thënë se këtë e ka kuptuar gjatë kohës sa ishte zëvendësministër në Qeverinë Kurti.
“Unë kam qenë zëvendësministër në Qeverinë Kurti 1, dhe kam qenë i kyçur si profesionistë, ndërkohë gjatë kohës sa kam punuar Qeverinë Kurti 1 e kam kuptuar se është e vetmja parti, Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, që mund të bëjë ndryshimet e mëdha në Kosovë. Edhe në të mirë të kombit, prandaj i jam bashkangjitur Vetëvendosjes. Dhe besoj që mund ta jap një kontribut të madh në laminë time”, ka thënë ai.
Gjatë intervistës për Telegrafin, Kapiti tregoi se në cilat tema do të fokusohet nëse arrin të fitojë mandatin e deputetit.
“Unë kam dy çështje të cilat mendoj se mund të jap kontribut të madh, duke pasur parasysh përgatitjen time akademike, edhe ekspertizën që kam në laminë e sistemit bankar, në financa, në ekonomi. Besoj që mund të jem një aset i mirë për zhvillimin e vendit dhe të gjithë ata që besojnë në rritjen ekonomike, sepse unë besoj që rritja ekonomike është ajo që do t’i zgjedh shumicën e problemeve edhe në vend. I kisha lutur të më votojnë dhe nuk do t’i dëshpërojë”, është shprehur ai.
Sa i përket gjendjes në Luginë, Kapiti theksoi se në Medvegjë është duke u bërë pastrim etnik.
“Unë jam nga Medvegja, që 50 % e territorit të Luginës është Medvegjë, dhe duhet ta dini që është një diskriminim i madh që po bëhet atje, dhe kam obligim që në emër të atyre njerëzve, gjithashtu të flasë.
Ka një kohë të gjatë që pastrimi etnik është ka ndodhë në Medvegjë, është bërë në mënyrë sistematike, të planifikuar, tani për tani të dhënat i kemi të sakta, me emra me mbiemra që nga adresa janë larguar, 4 mijë e 800 njerëz. Idea e tyre është të zbrazet Medvegja, dhe të vijnë në një gjendje të thonë se këtu nuk ka shqiptarë”, pohoi ai.
Sipas tij, LVV do ta adresojë këtë çështje siç duhet në Kuvend.
“Është e vetmja qeveria e Kurtit që ka ndihmuar tri komunat në Luginë. LVV i përmbush të gjitha premtimet, dhe ndryshimi do të ndodhë”, theksoi ai.
Kapiti gjatë intervistës pati disa kritika edhe për Qeverinë Hoti, sa i përket pakos emergjentë, teksa tha se pakon që kishin hartuar ata në Qeverinë Kurti, i kishin parapri problemeve.
“Pakoja që është dizajnu ne i kemi parapri problemit, qysh herët, kurse problemet që kanë lind gjatë implementimit kryesisht kane qenë politike. Është për të ardh keq, që qeveria që erdhi në mënyrë jolegjitme ju dashtë shumë kohë ta implementojë pakon edhe pse mjetet i kanë pasur. U devijua kur ata të cilët kanë pasur rritje në shtije, kanë pasur benefite nga qeveria, në vend se këto mjete të jepen për persona që kanë probleme serioze”, potencoi ai.
Sa i përket rezultateve të zgjedhjeve, Kapiti tha se LVV do të fitojë bindshëm, teksa ftoi qytetarët që të dalin dhe të votojnë më 14 shkurt. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
A do të ketë marrëveshje me Spanjën si me Italinë për emigrantët? Rama përgjigjet nga Madridi
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti