LAJMI I FUNDIT:

Personi që shkaktoi incident në Mitrovicë, i kërkon falje Agim Bahtirit

Personi që shkaktoi incident në Mitrovicë, i kërkon falje Agim Bahtirit

Berat Pllana, i njohur tek publiku edhe si aktor në seriale të ndryshme vendore e i cili u bë shkak i një incidenti në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të shtunën e kaluar në një nga tubimet e organizuara në lagjen “Ilirida” në Mitrovicë, i ka kërkuar falje kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Pllana përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se i ka kërkuar falje Bahtirit për nervozën e shkaktuar në tubimin e LVV-së.

Ai po ashtu ka shkruar që kërkim falja ti adresohet edhe ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani si dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përcjell Telegrafi.


“Sot kam ardhur te kryetari për t’i kërkuar falje për nervozen që ia kam shkaktuar atë ditë, nuk ka qenë qëllimi im të shkaktoj ndonjë̈ telashe. Kërkova nga kryetari që ta përcjell këtë kërkim-falje edhe të presidentja Vjosa Osmani dhe  Albin Kurti. Dhe, gjithashtu ju kërkoj falje gjithë pjesëmarrësve që kanë qenë në tubim, sepse nuk ka qenë qëllim i imi të prishet tubimi”, ka shkruar ndër të tjera, Pllana.

Ndryshe, dy ditë më parë në Mitrovicë lideri i LVV-së Albin Kurti bashkë me u.d për president, Vjosa Osmani vizituan Mitrovicën ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri si dhe aktivistët e LVV-së. /Telegrafi/

Video e ngjarjes në fjalë:

https://youtu.be/XRNunzGT8-M

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori