E plotësuar- Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se një ndërtesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Borovci.
Ai ka shtuar se zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm.
Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, u shpreh Borovci. /Telegrafi/
—-
Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si dhe shkaktarët e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësiti i zjarrfikësve.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251