LAJMI I FUNDIT:

Edhe nëse largohet, Barca duhet t’ia paguajë Messit 39 milionë euro për besnikëri

Edhe nëse largohet, Barca duhet t’ia paguajë Messit 39 milionë euro për besnikëri
(Foto: Instagram/leomessi)

Ditë më parë e përditshmja spanjolle, El Mundo, publikoi më shumë detaje nga kontrata marramendëse e Lionel Messit dhe Barcelonës e nënshkruar në nëntor të vitit 2017.

Sipas gazetës, superylli argjentinas ka përfituar 555 milionë euro nga kontrata, ndërkohë që është një shumë, të cilën klubi duhet t’ia paguajë në korrikun e ardhshëm për besnikëri.

Kapiteni i Barcës do të përfitojë 39 milionë euro në fund të sezonit, pavarësisht vendimit të tij (për të vazhduar ose për t’u larguar nga Camp Nou).


(Foto: Twitter/UEFA Champions League)

Klauzola për këtë pagesë do të aktivizohet dy javë pas përfundimit të kontratës së Messit me Blaugranët (e cila skadon më 30 qershor 2021).

Marrëveshja astronomike e numrit 10 me katalunasit ka nxitur reagime të ndryshme, duke qenë se klubi po përballet me një krizë financiare, porse në bazë të detyrime kontraktuale duhet t’ia paguajë lojtarit shumën sipas kontratës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Përfaqësueset
Kalo në kategori