LAJMI I FUNDIT:

Koeman: Kushdo që e ka nxjerrë kontratën e Messit nuk ka të ardhme te Barca

Koeman: Kushdo që e ka nxjerrë kontratën e Messit nuk ka të ardhme te Barca
(Foto: Twitter/UEFA Champions League)

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka reaguar pas publikimit të detajeve nga kontrata e Lionel Messit dhe është zotuar për identifikimin dhe ndëshkimin e kujtdo që është përgjegjës.

Blaugranët ndodhen në një krizë financiare, ndërkohë që shifrat e publikuara kanë treguar se marrëveshja e superyllit argjentinas ishte astronomike.


El Mundo ka raportuar se marrëveshja e Messit ka kapur vlerën prej 555 milionë eurosh duke përfshirë edhe përfitimet vjetore prej 138 milionë eurosh.

(Foto: Twitter/UEFA Champions League)

Barca e ka kërcënuar me veprime ligjore gazetën, ndërsa tash ka reaguar edhe trajneri.

Detaje tjera nga kontrata marramendëse e Lionel Messit me Barcelonën – bonuse të mëdha për çdo trofe ekipor dhe individual
Lexo po ashtu Detaje tjera nga kontrata marramendëse e Lionel Messit me Barcelonën – bonuse të mëdha për çdo trofe ekipor dhe individual

“Kushto që e ka lëshuar kontratën e Messit, nuk mund të ketë të ardhme te Barca. Ajo që ka dalë në shtyp rreth Messit, është realizuar me qëllim keqbërës”.

“Duhet të përpiqemi ta marrim vesh se si ka dalë kjo në shtyp”, ka thënë Koeman në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Athletic Bilbaos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori