Messi pa konkurrencë nga gjuajtja e lirë në pesë sezonet e fundit, në listë edhe Enis Bardhi
Lionel Messi është pa konkurrencë në listën e golave të shënuar nga gjuajtja e lirë në pesë sezonet e fundit.
Superylli i Barcelonës realizoi një gol fantastik në përballjen e të dielës kundër Athletic Bilbaos, ndërsa ky ishte goli i 650 në karrierë me klubin katalunas.
Për më shumë, kjo ishte hera e 49-të që argjentinasi shënonte një gjuajtje e lirë direkte, ndërsa 38 prej tyre i ka realizuar në La Liga.
Në bazë të një statistike, Messi ka shënuar më së shumti gola nga gjuajtja e lirë në pesë sezonet e fundit në Evropë – plot 21 herë.
Pas tij në renditje ndodhen futbollisti i Interit, Alexander Kolarov dhe ai i Southamptonit, James Ward-Prowse (me nga tetë gola të shënuar nga gjuajtja e lirë).
Pason sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, me shtatë, ndërsa po aq ka edhe sulmuesi i Celta Vigus, Iago Aspas.
Në këtë listë ndodhet edhe futbollisti shqiptar i Levatnes, Enis Bardhi, me gjashtë gola të shënuar nga gjuajtja e lirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E ka fituar Ligën e Kampionëve, por një tjetër trofe e bënë më së shumti krenar Pep Guardiolan
Spektakël në TD Garden, Boston Celtics mposht Indianan pas vazhdimeve dhe merr fitoren e parë në finalen e Konferencës
Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen sot në finalen e Ligës së Evropës: Bergamaskët për trofeun e parë, kampioni gjerman për ta ndjekur ‘tripletën’
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251