LAJMI I FUNDIT:

Rritje masive e çmimeve të ushqimeve në Turqi, rëndohet gjendja ekonomike e qytetarëve

Rritje masive e çmimeve të ushqimeve në Turqi, rëndohet gjendja ekonomike e qytetarëve

Rritja dramatike e çmimeve të artikujve ushqimorë në Turqi po e rëndon gjendjen ekonomike të qytetarëve. Ekspertët bëjnë qeverinë përgjegjëse, por presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ua vë fajin ndërmarrësve dhe botës së jashtme.

Nuk është gjë e re që ekonomia turke vuan nga kriza. Prej dy vjetësh lira turke ndodhet në rënie. Kundër kësaj gjendjeje në fund të vitit të kaluar Erdogan ndërmori një veprim me efekt mediatik. Ai kumtoi “epokën e re të ekonomisë” dhe këtë e pasuan largime spektakolare nga funksione të larta.

Fillimisht u largua nga detyra kreu i Bankës Qendrore, Murat Uysal, pastaj ministri turk i Financave, që është edhe dhëndri i Erdoganit. Zyrtarisht Berat Albayrak është tërhequr për arsye shëndetësore.


Deri tani nuk ndjehet gjë nga fillimi i ri, turbulencat në valutë madje janë përkeqësuar. Madje aty ku e ndjen më shumë populli turk, te çmimet e artikujve ushqimorë. Çmimet e tyre janë rritur në masë të paparë muajt e fundit.

Sipas të dhënave të Indeksit të Çmimeve të Zyrës së Statistikave të Turqisë (TUIK), që publikon raportin vjetor, vitin e kaluar pati një rritje dramatike të nivelit të çmimeve të ushqimeve. Përqindja e inflacionit u rrit në krahasim me vitin e kaluar me 6 për qind duke shkuar në 20.6 për qind.

Erdogan bën të ditur “dënime të ashpra”

Kështu kriza e valutës nuk është më një rrezik abstrakt, ajo është futur në kuzhinat turke. Për artikuj ushqimorë bazë, si perime, fruta, vezë, vaj apo qumësht në tregje kërkohen çmime të kripura. Deri në 25 për qind është rritur çmimi për disa artikuj në javët e fundit. Përqindja e inflacionit për perimet dhe frutat ndërkohë ka arritur një vlerë rekord prej 33.9 për qind.

Presidenti Erdogan në një intervistë pas lutjes të së premtes bëri përgjegjës tregtarët e pakicës për këtë gjendje. Ai bëri të ditur “dënime të ashpra”. Nuk më ka shpëtuar që tek perimet, frutat dhe perimet bishtajore ka dallime të mëdha në çmime.

“Ne nuk mund ta tolerojmë më shtypjen e qytetarëve. Bëjeni punën tuaj si duhet dhe mos i mundoni njerëzit”, u shpreh i zemëruar Erdogan dhe bëri të ditur rregullimin më të fortë të tregtisë së artikujve ushqimorë në muajt e ardhshëm. Do të ngrihet një “sistem i hershëm paralajmërimi” për çmimet jashtëzakonisht të larta.

Në të vërtetë në Turqi ka një klimë shumë të mirë për një bujqësi produktive. Megjithatë frutat dhe perimet eksportohen. Kritikët thonë, se për inflacionin në tregun e artikujve ushqimorë në masë të madhe është përgjegjëse vetë qeveria. Qeveria konservatore-islame e AKP-së investoi me vite në mënyrë shumë të njëanshme në sektorin e ndërtimit.

Bujqësia – sektor i humbur?

Studiuesi i shkencave ekonomike, Baris Soydan e lidh rritjen e madhe të çmimeve me neoliberalizmin në ekonominë agrare.

“Ka gjithnjë e më pak sipërfaqe për kultivim bujqësor. Arsyeja është, se ekonomia bujqësore nuk ofron shumë përfitim. Në dhjetë vitet e fundit sipërfaqet e mëdha bujqësore janë sakrifikuar për ndërtimin për të realizuar projekte të mëdha banimi”, thotë Soydan.

Komisioni Parlamentar për Ushqimet përpiqet tani të ndihmojë prodhuesit e bujqësisë: përmes uljes së tatimeve, kufizimeve të eksportit dhe garancinë e blerjes.

Fermerët kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti

Por kreu i Dhomës së Ekonomisë Bujqësore (TMMOB), Baki Remzi Suicmez, nuk është i kënaqur me masat e marra.

“Në gati të gjitha vendet e industrializuara bujqësia mori mbështetje financiare gjatë pandemisë”, thotë Suicmez.

Në Turqi nuk u rrit kjo mbështetje në masën e duhur, kritikon Suicmez, as nuk u ulën kosto e prodhimit dhe as nuk u lehtësuan kushtet e kreditimit.

Kritika vijnë edhe nga ekonomisti Soydan.

“Me udhëzimet që jep Erdogani nuk do të jetë e mundur që të ulen çmimet e artikujve ushqimorë. Se për sa kohë, që kostoja e naftës dhe plehut kimik nuk ulet, do të mbetet presioni për fermerët, se nuk fitojnë sa duhet”, thotë Soydan.

Duhet të zgjidhen probleme më të thella strukturore, që janë përgjegjëse për inflacionin. Por presidenti turk është larg autokritikës. Krahas tregtarëve të ushqimeve, presidenti turk bëri përgjegjëse edhe thatësirën mbarëbotërore dhe pandeminë COVID-19, pasi tregjet kudo në botë janë të trazuara.

Në të shkuarën, Erdogan me dëshirë i referohej “forcave të errëta” apo “terroristëve të artikujve ushqimorë” nga jashtë, që me spekulimet e tyre i rrisnin qëllimisht çmimet. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori