LAJMI I FUNDIT:

Policia shqipton 578 tiketa për qytetarët që shkelën ligjit antiCOVID

Policia shqipton 578 tiketa për qytetarët që shkelën ligjit antiCOVID
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka shqiptuar 578 tiketa për qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit ditor nga policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar po ashtu se kanë shqiptuar edhe 642 tiketa trafiku.

Ndryshe, Policia çdo ditë po shqipton me qindra gjoba për qytetarët të cilët shkelin ligjin antiCOVID.


Po ashtu, në disa raste edhe partitë politike janë gjobitur nga inspektoratin policor për shkeljen e këtij ligji, pasi kanë mbledhur në tubime më shumë persona se që është e lejuar me ligj të cilët janë parë edhe pa maska e pa distancë.

Adonis Tahiri, drejtor i Inspeksionit në Prishtinë, ka thënë se ligji dhe masat anti-Covid vlejnë për të gjithë, andaj do të shqiptohen gjoba prej 2,000 euro për secilin subjekt politik që do të mbajë tubim elektoral në Prishtinë.

Përkundër thirrjeve të shumta nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) që të respektohen masat antiCOVID-19, subjektet politike po vazhdojnë të grumbullojnë numër të madh të qytetarëve, ku disa prej tyre nuk janë të pajisur me maska mbrojtëse dhe në ato tubime nuk respektohet distanca fizike.

Subjektet politike shkelin masat antiCOVID-19 gjatë tubimeve, Inspeksioni në Prishtinë ka shqiptuar shtatë gjoba
Lexo po ashtu Subjektet politike shkelin masat antiCOVID-19 gjatë tubimeve, Inspeksioni në Prishtinë ka shqiptuar shtatë gjoba

Deri më datë 25 janar janë dënuar Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori