LAJMI I FUNDIT:

Nisin protestat mbështetëse për opozitarin Alexei Navalny, policia ruse arreston 419 persona

Nisin protestat mbështetëse për opozitarin Alexei Navalny, policia ruse arreston 419 persona

Siç njofton Grupi për Monitorim të Protestës (OVD), policia ruse deri më tani ka arrestuar 419 persona në protestat mbështetëse që kërkojnë lirimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalnyt.

Mbështetësit e Navalnyt në Moskë planifikojnë të tubohen afër zyrës së presidentit Vladimir Putin dhe objekteve të nga Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës (FSB)

Sipas medieve ruse, përcjell Telegrafi, protestuesit kanë mbushur rrugët edhe në Siberi, pavarësisht paralajmërimeve të policisë që ka bërë thirrje që të mos mbahen protesta.


Në qytetin Vladivostok, policia ka ndaluar një turmë protestuesish të futen në qendër.

https://twitter.com/MBKhMedia/status/1355779665475080194

Navalny u arrestua në 17 janar pas arritjes në Rusia nga Gjermania, ku kishte qëndruar pesë muaj për t’u shëruar nga helmimi me një agjent nervor.

Arrestimi i tij shkaktoi protesta mbarëkombëtare një javë më parë në rreth 100 qytete dhe sipas njoftimeve, gati 4,000 njerëz u arrestuan.

Protestat e 23 janarit në mbështetje të Navalnyt ishin më të mëdhatë dhe më të përhapurat në Rusi pas shumë vitesh dhe autoritetet po përpiqen të mos lejojnë përsëritjen e tyre. Policia zhvilloi një seri bastisjesh këtë javë në apartamente dhe zyra të familjes Navalny, të bashkëpunëtorëve të tij dhe të organizatës së tij kundër korrupsionit.

Policia arrestoi të shtunën Sergey Smirnov, kryeredaktor i medias së pavarur Mediazona, në Moskë nën dyshimin për pjesëmarrje në protestën e fundjavës së kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Evropa
Kalo në kategori