LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në Pejë: Kosova nuk dorëzohet as nga pandemia e as nga Serbia

Haradinaj në Pejë: Kosova nuk dorëzohet as nga pandemia e as nga Serbia

Kandidati për President, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Pejën, ku ka mbajtur katër takime të ndara me strukturat e nëndegëve të këtij bastioni të Aleancës.

Takimi i parë është mbajtur në Pejë me nëndegët e qytetit, i dyti në Fierzë me nëndegët e Podgurit, i treti në Zahaç me nëndegët e Lugut të Leshanit dhe Lugut të Drinit dhe ka përmbyllur takimet në Nepole, ku ishin mbledhur nëndegët e Lugut të Baranit.

Në takime përpos Haradinajt, kanë folur edhe kandidatët për deputetë nga lista e AAK-së që vijnë nga kjo komunë.


Haradinaj ka potencuar se gjatë qeverisjes, Aleanca i dha vendit ndryshimin me vendimet dhe zgjidhjen e shumë problemeve.

“Ushtria, Trepça, pavarësia energjetike, e shumë ligje e tema që kishin mbetur pezull për dy dekada, janë në listën e punëve të kryera që mbajnë vulën e Aleancës. Prandaj, ka shumë arsye që me 14 shkurt të votohet Aleanca”, ka deklaruar Haradinaj.

Më tej, Haradinaj ka njoftuar se strukturave të Aleancës në Pejë, iu garantoi se ne nuk do të lejojnë që Kosova të mbetet e rrethuar dhe e bllokuar nga Serbia, pasi që në mungesë të zgjidhjes për antarësim në NATO, Aleanca do të vazhdojë me referendumin për bashkim me Shqipërinë.

“Nuk do të lejojmë rënien e mëtutjeshme ekonomike, pasi që kemi një program të saktë e të qartë që përmban shumë instrumente që stimulojnë zhvillimin, krijojnë vende pune, e prej tyre edhe Fondi 1 miliardësh, që si ide po përqafohet edhe nga të tjerët”, ka shkruar kreu i AAK-së në rrjetin social Facebook.

Në fund, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk dorëzohet as nga pandemia e as nga Serbia, ajo e ka Forcën e vet.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori