Pandemia ua ka pamundësuar partive politike që tubimet elektorale t’i realizojnë në hapësira të mëdha, por tubimet e palestrave janë zëvendësuar me takime në oda ku pjesëmarrës janë vetëm burrat. Ky veprim ka sjellë edhe reagimin e shoqatave që mbrojnë të drejtat e grave.
Odave anë e mbanë Kosovës iu është rikthyer rëndësia. Partitë politike të shtyra edhe nga pandemia kanë filluar që këto shtëpi tradicionale t’i mbushin me përkrahës të tyre.
Por mungesa e grave i ka penguar Liridona Sijarinës nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
“Edhe kësaj radhe politika po bëhet në oda, vende ku historikisht kanë qenë diskriminuese për gratë. Kjo është një mesazh që politika ende nuk është mikpritëse për gratë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Liridona Sijarina.
Ndërsa Leonida Molliqaj nga QIKA këtë fakt e konsideron kthim mbrapa në raport me të drejtat e grave.
“Ne këtë gjë e konsiderojmë kthim mbrapa në raport me të drejtat e grave. Për ne është shqetësuese se si në fushatën e vitit 2021 ne jemi adaptuar duke parë oda të stërmbushura me burra, e gratë nuk shihen fare aty”.
Molliqaj thotë se gjatë monitorimit që po ua bëjnë fushatave kanë vërejtur shkelje të barazisë gjinore.
“Ligji për barazinë gjinore parasheh përfaqësim të barabartë në të gjitha institucionet shtetërore, derisa ky ligj është shkelë nga të gjitha subjektet politike”.
Në këto tubime që po konsiderohen të burrave janë parë edhe gjuajtje me armë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?