LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo shkeli rregullat e coronavirusit për ta dërguar Georginan në një udhëtim luksoz

Ronaldo shkeli rregullat e coronavirusit për ta dërguar Georginan në një udhëtim luksoz
(Foto: Instagram/georginagio)

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është duke u hetuar pasi i ka shkelur rregullat e mbrojtjes nga COVID-19 për ta dërguar partneren e tij, Georgina Rodriguez, në një udhëtim në një resort luksoz të skijimit për ditëlindjen e saj të 27-të.

35-vjeçari, i cili e pati pushim në ndeshjen e Kupës së Italisë (ndërmjet Juventusit dhe Spalit) e dërgoi bukuroshen në resortin Courmayer, i cili ndodhet 150 kilometra larg Torinos.


Në këtë mënyrë, ai i ka kaluar kufijtë në mes të Piedmont dhe Valle D’Aosta për një relaks dyditor.

Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, ata kanë qëndruar në një hotel, i cili ka qenë zyrtarisht i mbyllur, ndërsa Ronaldo dhe Georgina kanë publikuar video duke ecur me një automjet bore.

Cristiano Ronaldo me dedikim romantik për partneren e tij në ditëlindjen e saj të 27-të
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo me dedikim romantik për partneren e tij në ditëlindjen e saj të 27-të

Në anën tjetër, në bazë të rregullave italiane për t’u mbrojtur nga coronavirusi, udhëtimi ndërmjet qyteteve është i ndaluar.

Në bazë të njoftimeve, çifti ka kaluar dy ditë në Val Veny, zonë e cila nuk është e qasshme, në të njëjtin vend ku Rodriguez e festoi ditëlindjen në vitin e kaluar, por pa prezencën e Ronaldos.

Ata nuk janë dënuar ende nga autoritetet, mirëpo e kanë fshirë menjëherë videon, në të cilën shiheshin duke ecur nëpër borë. Tashmë të dy janë kthyer Torino, por sipas beiN Sports, autoritetet janë duke e hetuar futbollistin.

Gjoba me të cilën përballet Ronaldo është 400 euro. Këtë shumë superylli portugez e fiton për shtatë minuta në kuadër të pagës së tij vjetore prej 30 milionë eurosh që e merr te Juve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori