LAJMI I FUNDIT:

Fillon numërimi prapa për publikimin e “Twist”, filmi i shumëpritur britanik ku do të luajë Rita Ora

Fillon numërimi prapa për publikimin e “Twist”, filmi i shumëpritur britanik ku do të luajë Rita Ora
Foto: Rita Ora/Instagram

Tashmë është thuajse gati për publikun.

Filmi i shumëpritur britanik “Twist” do të jetë pjesë e kinemave që nga data 29 janar, ka njoftuar Sky Cinema.

Pjesë e këtij filmi është artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila në këtë film ka përvetësuar karrierën e saj si aktore.


Faqja zyrtare e Sky Cinema në Instagram ka publikuar një video të shkurtër, përmes së cilës shfaq rolet kryesore, dhe aktorët që i interpretojnë ato.

View this post on Instagram

A post shared by Sky TV (@skytv)

“Twist” është përshtatje e origjinalit klasin të Charles Dickens, i sjellë tani në një version të ri në një ngjarje që zhvillohet në Londrën moderne, ku një grup banditësh të rinj të zgjuar në rrugë planifikojnë heqjen e shekullit për ditën e pagës përfundimtare.

Filmi përmban një kast britanik me të gjithë yjet e famshëm, duke përfshirë dy herë fituesin e Çmimit “Oscar”, Sir Michael Caine në rolin e ‘Fagin’, Lena Headey në rolin e ‘Sikes’, Rita Ora luan rolin e ‘Dodge’, Franz Drameh në rolin e ‘Batesey’, Sophie Simnett në rolin e ‘Red’ dhe prezantimin e Raff Law në rolin kryesor të “Twist”.

Foto: Sky Cinema

“Twist”, me regji të Martin Owen sjell gjithashtu në role edhe emra të tjerë të njohur si: David Walliams dhe Noel Clarke.

Filmi është prodhuar nga ‘Unstoppable Film and TV’, ‘Pure Grass Films’, ‘FAE Film and Television’, dhe është bashkëprodhuar nga ‘Sky Cinema’ dhe ‘Red Bull Media House’.

Skenari i “Twist” është shkruar nga John Wrathall dhe Sally Collett, ndërsa producentë janë: Matt Williams, Ben Grass, Jason Maza dhe Noel Clarke. /Telegrafi/

Foto: Sky Cinema

Në trend Magazina

Më shumë
Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
A kanë qenë në lidhje? Flasin Brikey dhe Gani Gërmia

A kanë qenë në lidhje? Flasin Brikey dhe Gani Gërmia

Magazina
“Nënë e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar nga akuzat” - Reagon nëna e Diddy-t

“Nënë e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar nga akuzat” - Reagon nëna e Diddy-t

Magazina
Zyrtare: Milaim Zeka opinionist në Big Brother VIP Kosova 3

Zyrtare: Milaim Zeka opinionist në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Ledri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës

Ledri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës

Magazina
“Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet”, Bardhi hedh thumba përmes këngës së re

“Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet”, Bardhi hedh thumba përmes këngës së re

Magazina
Kalo në kategori