LAJMI I FUNDIT:

Republikanët dështojnë të ndalin procesin e fajësimit të Trumpit në Senat

Republikanët dështojnë të ndalin procesin e fajësimit të Trumpit në Senat

Republikanët në Senatin e SHBA-së kanë dështuar të ndalojnë procesin e fajësimit të ish-presidentit Donald Trump.

Ky i fundit akuzohet për nxitje të mbështetësve në sulmin në Capitol Hill më 6 janar, raporton cnn.


Kërkesa e senatorit republikan, Ron Paul u refuzua nga 55 senatorë, midis të cilëve ishin vetëm pesë republikanë, ndërsa 45 republikanë ishin në favor të ndalimit të procesit, transmeton Telegrafi.

Paul dhe republikanët e tjerë pretendojnë se procedura për të fajësuar Trumpin është antikushtetuese sepse mandati i ka përfunduar të mërkurën e kaluar, si dhe shkaku që gjyqi i planifikuar për në 9 shkurt do të mbikëqyret nga senatori demokrat, Patrick Leahy në vend të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, John Roberts.

Donald Trump nuk dorëzohet, hap zyre për promovimin e punëve të ish-presidentit
Lexo po ashtu Donald Trump nuk dorëzohet, hap zyre për promovimin e punëve të ish-presidentit

Ekziston një debat në qarqet akademike nëse Senati mund ta dënojë Trumpin dhe ta heqë atë nga posti kur nuk është më president.

Shumë besojnë se “fajësimi i vonshëm” nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e SHBA-së, dhe se presidentët të cilët sillen në mënyrë të papërshtatshme gjatë mandatit të tyre, nuk duhet të jenë të imunizuar nga procesi i vendosur nga Kushtetuta, i cili vlerëson përgjegjësinë e tyre. /Telegrafi/